LAJMI I FUNDIT:

KSHZ edhe zyrtarisht e konfirmoi fitoren e Pendarovskit

KSHZ edhe zyrtarisht e konfirmoi fitoren e Pendarovskit

Në seancën e sotme, Komisioni Shtetëror Zgjedhor miratoi rezultatet përfundimtare të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave Stevo Pendarovski u zgjodh President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga numri i përgjithshëm prej 1.808.131 votuesve të regjistruar, 843.508 qytetarë ose 46.65% kanë marrë pjesë në votim. Prej tyre 435.656 qytetarë votuan për Pendarovskin dhe 377.446 votuan për Gordana Siljanovska-Davkova.


“Sipas kësaj, Stevo Pendarovski është zgjedhur President i Republikës, i cili fitoi shumicën e votave nga qytetarët që votuan”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.

Ai e përgëzoi Pendarovskin për fitoren dhe i uroi atij suksese në punën e tij. Në seancën e sotme, KSHZ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të rrethit të dytë, miratoi një përfundim sipas të cilës janë përfunduar zgjedhjet presidenciale.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot do t’i dorëzojë Pendarovskit certifikatën për presidentin e zgjedhur të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori