LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut niset me “krenari” sivjet në Eurovision, Tamara Todevska: Shpresoj që bashkë me Shqipërinë ta prekim finalen

Maqedonia e Veriut niset me “krenari” sivjet në Eurovision, Tamara Todevska: Shpresoj që bashkë me Shqipërinë ta prekim finalen

Kanë ngelur edhe vetëm pak ditë para nisjes së festivalit më të madh evropian, “Eurovision Song Contest”,  ku edhe këtë vit garojnë plot 41 shtete nga mbarë Evropa.

Maqedonia e Veriut edhe këtë vit ka bërë një përzgjedhje të veçantë, në tentim për të zgjedhur përfaqësuesen më dinjitoze, nën pretendimet për të siguar një kualifikim të duhur.


Tamara Todevska është artistja që e prezanton sivjet Maqedoninë e Veriut në “Eurovision”, me këngën “Proud”. Ajo do të ngjitet në skenën e “Eurovision”-it, në natën e dytë gjysmëfinale, e cila mbahet më 16 maj, në Tel Aviv të Izraelit.

Ajo në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, ka rrëfyer emocionet e pjesëmarrjes në këtë festival kaq madhështor, ndërsa ka treguar se provat janë duke shkuar mirë.

“Kam ekip me njerëz të mrekullueshëm rreth meje. Për tre muaj kemi punuar për këtë ditë dhe jam e bindur se do ta japim maksimumin. Jam e lumtur që kam njerëz të mrekullueshëm rreth meje”, ka thënë Tamara për Telegrafin.

Tamara Todevska (Foto: Telegrafi)

Një prezantim sa më dinjitoz kërkon edhe një performancë skenike të veçantë.

Intervista e Jonida Maliqit për Telegrafin, rreth pjesëmarrjes së saj në Eurovision 2019
Lexo po ashtu Intervista e Jonida Maliqit për Telegrafin, rreth pjesëmarrjes së saj në Eurovision 2019

E pyetur mbi konceptin e performancës dhe interpretimit të saj në skenë, këngëtarja maqedonase ka treguar se ekipi kanë menduar të mos dalin jashtë kornizave të klipit të këngës.

“Shfaqen do ta përmbyllim me atë që e filluam në spot. Ky është tregim për shpresë, për ringritje për një ditë të re. Në ditën e këndimit do të ngrejmë lartë njerëzit që e jetojnë jetën sipas rregullave të tyre dhe asnjëherë nuk gjunjëzohen, pa marrë parasysh çka ndodh në jetë”, ka thënë artistja Todevska më tej.

Përfaqësuesja e Maqedonisë me paraqitje të veçantë në gjysmëfinalen e “Eurovision 2019”, më 16 maj (Foto: Telegrafi)

Në po të njëjtën natë, do të garojë edhe Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Tamara tregon se kënga e Jonidës i ka pëlqyer shumë si dhe për këngëtaren shqiptare ruan një respekt të veçantë.

“Po e kam dëgjuar, Jonida është e mrekullueshme dhe krenohem me të. Shpresoj se më 16 maj do të jemi që të dyjat në finale”, ka potencuar për Telegrafin, Tamara Todevska.

Jonida Maliqi në Tel Aviv 

Përndryshe, krahas dy bukurosheve në natën e dytë gjysmëfinale, shtete tjera ballkanike që do të garojnë për në finale janë: Kroacia dhe Rumania, gjersa në natën e parë nga Ballkani garojnë: Mali i Zi, Sllovenia, Hungaria, Serbia dhe Greqia. /Telegrafi/

Ekipi i Maqedonisë së Veriut në “Eurovision 2019” (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori