LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Bale: Zidane nuk e do, mund të kalojë në Ligën Premier

Agjenti i Bale: Zidane nuk e do, mund të kalojë në Ligën Premier
Gareth Bale -Zinedine Zidane (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Gareth Bale mund të transferohet në Ligën Premier nëse ofrohet oferta e duhur ka thënë agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, i cili shtoi se klienti i tij është i lumtur te Real Madrid, por jo edhe Zinedine Zidane.

Reprezentuesi i Uellsit ka luajtur një rol të madh në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve në triumfin final ndaj Liverpoolit, por ai mund të largohet nga Los Blancos për shkak të mungesës së ndeshjeve në këtë sezon.

Është agjenti i Bale, Barnett, i cili ka thënë se lojtari është i lumtur në Bernabeu, por mund të largohet në drejtim të Ligës Premier nëse vjen oferta e duhur, pasi Zidane nuk duket se do më lojtarin në urdhrat e veta.


Problemi Bale: Nuk e duan te Real Madridi, nuk ka oferta dhe paga e tij shqetësuese prej 17 milionë euro
Lexo po ashtu Problemi Bale: Nuk e duan te Real Madridi, nuk ka oferta dhe paga e tij shqetësuese prej 17 milionë euro

“Sigurisht që është i mundur kalimi në Ligën Premier nëse dikush e vendos dorën në xhep dhe na paguan atë që mendojmë se meriton”, ka thënë fillimisht Barnett për Sky Sports.

Bale nuk ka raporte të mira me Zidanen (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Bale dëshiron të qëndrojë, por nuk jam i sigurt se Zidane dëshiron që ai të qëndrojë”.

“Për momentin, Gareth dëshiron të qëndrojë. Ai ka një kontratë dhe ai me kënaqësi do të qëndronte deri në vitin 2022”.

Zidane takohet me katër yje të skuadrës – tre prej tyre ua ka kumtuar se do të largohen nga Real Madridi
Lexo po ashtu Zidane takohet me katër yje të skuadrës – tre prej tyre ua ka kumtuar se do të largohen nga Real Madridi

“Ai ka qenë, sipas mendimit tim, një nga tre ose katër lojtarët më të mirë në botë, por kjo lojë është lojë e mendimeve dhe z. Zidane nuk e mendon këtë”.

“Fat të mirë atij, është mendimi i tij dhe ai ka të drejtë për të. Nuk do ta kritikoj atë”, përfundoi agjenti i Bale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori