LAJMI I FUNDIT:

“Është një ëndërr që u prish” – De Ligt beson se Ajaxi nuk e meritonte eliminimin nga Liga e Kampionëve

“Është një ëndërr që u prish” – De Ligt beson se Ajaxi nuk e meritonte eliminimin nga Liga e Kampionëve
Foto: B/R Twitter

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt ndihet i trishtuar pas eliminimit në fund të ndeshjes nga Tottenham Hotspur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.  

Ajaxi ishte duke udhëhequr 2-0 në pjesën e parë ndaj Tottenhamit, por në pjesën e dytë gjithçka u përmbys, me dy gola të shpejt nga Lucas Moura dhe një tjetër në minutat shtesë.

Kjo humbje në minutat shtesë ka thyer zemrat e lojtarëve të Ajaxit, të cilët dhuruan emocione në çdo ndeshje të kësaj gare dhe njëri nga ta është kapiteni de Ligt.


“Kur e shihni gjithë lojën, e shihni se ne nuk e merituam të eliminohemi. Ne dhamë gjithçka në pjesën e parë, por jemi jashtë gjithsesi. Është e pabesueshme”, ka thënë fillimisht De Ligt për Veronica.

“Është një ëndërr që u prish. Do të kisha dashur të luaja finalen, por nuk po ndodh”.

Dëshpërimi i lojtarëve të Ajaxit pas eliminimit (Foto: B/R Twitter)

“Ne u rrëqethem nga mënyra se tifozët tanë brohorisnin për ne pas përfundimit të ndeshjes. Është e vështirë të thuhet tani, por ne duhet të ecim përpara”.

“Ende duhet të luajmë dy ndeshje për të fituar titullin [në Holandë]. Kjo është më e rëndësishmja tani”.

“Në pjesën e dytë ne nuk ishim më në gjendje të vendosnim presion, kështu që Alderweireld mund të shkonte përpara dhe Trippier kishte shumë kohë për të sjellë topin në pjesën tonë”.

“Ne nuk kishim asnjë përgjigje për këtë. Ne mbijetuam për një kohë shumë të gjatë, por i dhuruar golat shumë ngathët”, përfundoi kapiteni i Ajaxit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

La Liga
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Kalo në kategori