LAJMI I FUNDIT:

Edicioni më i çmendur në histori të Ligës së Kampionëve – rikthime, gola dhe emocione pa fund

Edicioni më i çmendur në histori të Ligës së Kampionëve – rikthime, gola dhe emocione pa fund

A është e nevojshme që të ndryshohet Liga e Kampionëve dhe të vihet bast në një Superligë Evropiane? 

Përgjigja është jo dhe Liga e Kampionëve e edicionit 2018/19 është prova e kësaj,  pasi nuk ka nevojë të rregullohet diçka që nuk është prishur.

Liverpooli, Ajaxi, Tottenhami, Manchester Unitedi dhe Juventusi kanë treguar se në futboll nuk ka asgjë të pamundur.

Rikthimet e mëdha nga këto klube flasin për një Ligën të Kampionëve të çmendur, që nuk do të harrohet për një kohë të gjatë.

Liverpooli e la Barcelonën pa finale 

Shembulli i fundit i Ligës së Kampionëve është Liverpooli.

Pas Mohamed Salahin dhe Roberto Firminon, ata arritën ta mposhtin Barcelonën që e kishte epërsinë e tre golave.

Georgino Wijnaldum dhe Divock Origi shënuan nga dy herë.

Liverpooli e bëri kthimin më të madh në histori të Ligës së Kampionëve  pas ndeshjes Barcelona – PSG që u mbyll 6-1  në sezonin 2016/17.

Ajax që i dha fund sundimit të Real Madridit

Befasia e parë në këtë sezon ishte Ajax, që pas humbjes në shtëpi 2-1, ata fituan në Santiago Bernabeu me rezultat 4-1.

Golat e David Neres, Dusan Tadic, Hakim Ziyech dhe Lasse Schone, i rrëzuan në tapet djelmoshat e Santiago Solarit.

Golat e Cristiano Ronaldos për rikthim ndaj Atleticos 

Klubi i tretë spanjoll që u rrëzua edhe pse kishte epërsi të madhe nga ndeshja e parë është Atletico që fitoi 2-0.

Cristiano Ronaldo shënoi het-trik për ta kaluar skuadrën e tij në çerekfinale.

Atletico dështoi të shkojë në finale të luajë në stadiumin e saj.

Manchester United me shumë lëndime rrëzuan PSG-në

Paul Pogba, Nemanja Matic, Ander Herrera, Anthony Martial, Phil Jones, Jesse Lingard, Matteo Darmian, Juan Mata, Alexis Sanchez dhe Antonio Valencia nuk do të luanin për Manchester Unitedin, që kishin humbur 2-0 në ndeshjen e parë.

Romelu Lukaku shënoi dy herë dhe Marcus Rashford një herë për rezultatin 3-1 dhe kualifikimi.

Nata e Portos  

Pasi hubmën 2-1 në kryeqytetin italian, Porto e priti Romën në Do Dragao.

Alex Telles shënoi një penallti në minuan 117 për rezultatin 3-1.

Ajaxi shokon, kësaj radhe Juventusin

Ajax nën drejtimin e Erik ten Hag and, luajti baras në shtëpi 1-1, dhe ishte në disavatazh në Torino me golin e Ronaldos.

Në fund fituan 2-1 me golin e shënuar nga Matthijs De Ligt.

Ndeshja e çmendur mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit

Manchester City humbi 1-0 në ndeshjen e parë për ta garantuar një lojë të dytë të  çmendur.

Manchester City e ktheu rezultatin dhe ishte duke fituar 4-3, ku shënoi në kohën shtesë. VAR e anuloi golin.

Ishte goli i Raheem Sterling, ai që nuk u numërua, për t’i kaluar Spurs në gjysmëfinale.

Nata kaotike në Amsterdam

Ajax fitoi në Londër 1-0, ndërsa në ndeshjen e dytë ishte duke fituar 2-0 pas 45 minutave.

Por të besuarit e Mauricio Pochettinos, besuan deri në fund.

(Foto” Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Lucas Moura arriti të shënojë një het-trik në pjesën e dytë, ndërsa goli i tretë u shënua vetëm pesë sekonda pa u mbyllur ndeshja.

Fitore që i dërgon londinezët për herë të parë në histori të tyre në finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori