LAJMI I FUNDIT:

Mourinho pas fitores së Liverpoolit ndaj Barcelonës: Kjo përmbysje e ka emrin Jurgen

Mourinho pas fitores së Liverpoolit ndaj Barcelonës: Kjo përmbysje e ka emrin Jurgen
Jose Mourinho

Liverpool ka shënuar një fitore spektakolare kundër Barcelonës në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Askush nuk ka befasuar që anglezët do të shënonin katër gola për të përmbysur disavantazhin prej tri sosh kundër katalunasve.


Pas takimit ka folur edhe trajneri Jose Mourinho, i cili për “BeIn Sport” ka pohuar se meritat i takojnë strategut gjerman të The Reds, Jurgen Klopp.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Kjo përmbysje e ka emrin Jurgen”, tha fillimisht portugezi dhe më tutje theksoi se, “Ky është një reflektim i personalitetit të tij, mos heq dorë, shpirti i tij luftarak”.

“Gjithçka që mendoj sot është mentaliteti i Jurgenit”, përfundoi trajneri që njihet me nofkën “Special One”.

Theksojmë se ky është viti i dytë rresht që Liverpooli gjendet në finale, ku në sezonin e kaluar kishte pësuar humbje kundër Real Madridit.

Shaqiri nuk di si ta përshkruajë fitoren e Liverpoolit: Është e mahnitshme ajo që ndodhi këtu, jam i tronditur!
Lexo po ashtu Shaqiri nuk di si ta përshkruajë fitoren e Liverpoolit: Është e mahnitshme ajo që ndodhi këtu, jam i tronditur!

Ndryshe, anglezët do të mësojnë gjatë ditës së sotme skuadrën me të cilën do të luajnë në finale, ku në gjysmëfinalen tjetër do të takohen Ajaxi dhe Tottenham Hotspuri. /Telegrafi/