Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se me rezolutë do të dënohen ata që mohojnë krimet serbe në Kosovë.
Zemaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë komisioni ad-hoc për ka kryer punën që dokumenton të gjitha masakrat që janë kryer në Kosovë nga forcat serbe.
“Me këtë rezolutë kërkohet që Serbia ta pranojë gjenocidin si fakt dhe të merr përgjegjësinë, ndërsa pjesa tjetër i takon Kosovës që të ketë dokumentim të vazhdueshëm dhe një ligj që kushdo që mohon, minimizon mbi të gjitha injoron ato ngjarje të merr dënimin e merituar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i LDK-së, ka thënë se procesi i dialogut ka ndikuar në evidentimin e dëmeve të luftës, pasi gjithçka ishte kthyer në çështje politike përfshirë edhe çështjen e të zhdukurve, dhunimet etj.
“Rezoluta do t’i merr votat e nevojshëm në Kuvendin e Kosovës dhe ky do të jetë një sinjal edhe për botën demokratike se në Kosovë ka ndodhur një krim i pamohueshëm dhe ka dëme të pariparueshme të shkaktuara nga aparati shtetëror i ish-republikës jugosllave dhe në dëshirojmë që me gjuhën që përdorin shtetet më të zhvilluara të dënojmë krimet që kanë ndodhur”.
Zemaj ka thënë se primare është njohja e gjenocidit nga Serbia, më pas do të shikohet mundësia të hapet edhe tema e kompensimit të dëmeve të luftës.
Duke folur për idenë e krijimit të një tribunali ndërkombëtar për të hetuar krimet serbe, Zemaj ka thënë se nuk do të ishte veprim i duhur, pasi aty mund të përfshiheshin edhe shtete jo miqësore ndaj nesh, e që do të kishin të drejtën e vetos, duke penguar miratimin e ndonjë rezolute ndërkombëtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe