LAJMI I FUNDIT:

Klopp tregon bisedën që pati me Messin pas ndeshjes në Camp Nou: E pyeta pse e bën këtë?

Klopp tregon bisedën që pati me Messin pas ndeshjes në Camp Nou: E pyeta pse e bën këtë?

Barcelona ka shënuar një fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Katalunasit triumfuan me rezultat 3-0, në një ndeshje ku erdhi në shprehje aftësia e jashtëzakonshme e gjeniut argjentinas Lionel Messi.


Liverpool luajti një ndeshje shumë të mirë dhe ndoshta disfata prej tre golave nuk ishte e merituar për ta.

Në fundin e ndeshjes, trajneri gjerman Jurgen Klopp shkoi edhe e përshëndeti njeriun e takimit Lionel Messin.

Tani tekniku i Liverpool ka zbuluar edhe fjalët që ka shkëmbyer me numrin 10 të Barcelonës.

Jurgen Klopp duke shijuar nga afër magjitë e Lionel Messit ende pa filluar spektakli i tij në Camp Nou. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Nuk e di nëse kam thënë diçka, vërtetë”, u shpreh Klopp, duke vazhduar:

“Në atë moment jam afruar dhe kam mundur t’i them ‘pse e bëre atë?!”, u shpreh gjermani duke iu referuar golit të jashtëzakonshëm që argjentinasi realizoi nga gjuajtja e lirë.

Klopp e pranon se skuadra e tij e ka jashtëzakonisht të vështirë për të shkuar në finale, edhe pse shpresa nuk është humbur.

“Ka ende shpresë dhe ky është futbolli. Ne nuk jemi në një situatë ku mund të themi se do të ndodhë kalimi 100 për qind, por është futboll dhe nuk i dihet”, vazhdoi tutje Klopp.

51-vjeçari thotë se do të provojnë të bëjnë një mrekulli, por nëse nuk ndodh kjo atëherë le të eliminohen në mënyrën më të bukur.

Gjermani duke përshëndetur futbollistët kundërshtarë pas përfundimit të ndeshjes. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Dy nga sulmuesit më të mirë në botë nuk janë të gatshëm për këtë takim dhe ne duhet t’i shënojmë katër gola për të kaluar tutje”.

“Për sa kohë që ne jemi 11 kundër 11 në fushë, do të përpiqemi që të festojmë kalimin në finale. Ky është plani”.

“Nëse arrijmë të bëjmë përmbysje do të jetë e mrekullueshme, nëse nuk mund ta bëjmë atë, le të dështojmë në mënyrën më të bukur”, përfundoi tekniku gjerman.

Liverpool dhe Barcelona ndeshjen kthyese të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve do ta zhvillojnë nesër (e marte) me fillim nga ora 20:45 në Anfield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori