LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri zgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë

Bahtiri zgjedhet kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë

Në prani të 500 delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, sot Aleanca Kosova e Re ka mbajtur Konventën e pestë Zgjedhore të degës së saj në Mitrovicë.

Punimet e Kuvendit me një fjalë rasti i përshëndeti Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli njëherit zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës. Fillimisht lideri i AKR-së i falënderoi të pranishmit për përkrahjen madhështore duke theksuar se partia të cilën e udhëheqë është në shërbim të të gjithë qytetarëve.


Duke e falënderuar kryetarin e Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, Pacolli tha se qeverisja e AKR-së në Mitrovicë, në krye me Bahtirin iu ka shërbyer me dinjitet qytetarëve të Mitrovicës.

“Mitrovica po lulëzon falë vullnetit të mirë të tij”, tha Pacolli duke nënvizuar projektet dhe nismat të cilat janë realizuar përmes punës së palodhshme të të parit të Mitrovicës.

Pacolli theksoi se Kosova para se gjithash vazhdon te jete kauza me e madhe për te gjithë përfaqësuesit e AKR-së.

Hapjen e punimeve të Kuvendit i bëri koordinatori i degës së AKR-së në Mitrovicë, Faruk Beqiri, i cili konfirmoi se në sallë janë gjithsej 500 delegatë të pranishëm.

Pjesa zgjedhore filloi me propozimin e vetëm një kandidati, Agim Bahtirit, i cili me shumicë votash u konfirmua si Kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë edhe për një mandat. Po ashtu, u konfirmuan edhe 71 delegatë, nga të cilët do të formohet Kryesia e degës.

Me një fjalë rasti kryetari i AKR-së në Mitrovicë, duke i falënderuar delegatët për përkrahjen dhe punën e palodhshme ju bëri thirrje të gjithëve që ta dëshmojnë edhe njëherë që puna e kontributi i AKR-së janë të duhurat për Mitrovicën.

“Po punojmë me duar te pastra, me ndërgjegje të plotë për të ofruar mirëqenie për të gjithë qytetarët e Mitrovicës pa dallim” u shpreh Bahtiri.

Bahtiri mes tjerash përmendi disa nga investimet e mëdha që janë bërë në Mitrovicë gjatë mandatit të AKR-së.

Ai shtoi se Aleanca Kosova e Re vazhdon të mbrojë vlerat liberale ku interesi i qytetareve dhe transparenca do të jenë prioritet edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori