Për të tretin vit radhazi, arbëreshët kthehen në vendin e të parëve të tyre, në Krujë.
Me “vallen” arbërore që nis në Durrës dhe Lezhë, rreth 60 përfaqësues të komuniteteve arbëreshe kujtojnë triumfet e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe betejën e fundit më 24 prill 1467 në Krujë.
Kruja, si kryeqendra e kryetrimit, siç e quajnë arbëreshët Skënderbeun, është edhe momenti më kulmor i aktivitetit, ku para bustit të tij, ata sollën traditën arbërore dhe kulturën e trashëguar prej 550 vitesh.
Pasardhësi i familjes së Kastriotëve, Loris Castriota Scanderbegh, shprehet tejet i emocionuar teksa thekson se “Kruja është shtëpia e madhe e shqiptarëve, qendra shpirtërore e arbërve, vend ku emocionet të përulin para Monumentit të Skënderbeut”.
Në kalldrëmet që shtruan paraardhësit e tyre, ecin të heshtur me kokën në lart, duke parë muret e gurta, ku etërit e tyre e mbrojtën për 25 vite dhe duke i dhënë Shqipërisë një nga historitë më heroike në Evropë.
Në hyrje të Muzeut Kombëtar i pret drejtori Mehfi Hafizi, i cili falenderon për vizitën në Krujë, si shembullin më kuptimplotë të ruajtjes së traditës arbërore. Ndërkohë përfaqësues të bashkisë Krujë i japin simbolin e qytetit dy përfaqësuesve të komunave arbëreshe, Rosa Carbone, Presidente e Pro Logo di Lungro dhe Giuseppe Lacovelli, këshilltar i komunës Casalvecchio.
Gjatë ceremonisë, përfaqësues të bashkisë theksuan se “kurdo e sa herë, jeni të mirëpritur në qytetin tuaj, Krujën dhe shumë krenar për faktin e dëshmisë më të pastër evropiane për Shqipërinë, janë arbëreshët”.
Pas Krujës, arbëreshët vizituan Beratin, duke e mbyllur aktivitetin më datë 29 prill. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme