Ekspertët amerikanë dhe evropianë të çështjeve të Ballkanit thonë një prej mesazheve më të forta që përcolli takimi i nivelit të lartë që u mbajt Berlin, ishte ai i mos ndryshimit të kufijve në rajon. Ata i bënë komentet dje në Uashington, gjatë një konference ku u diskutuan sfidat që kanë përpara vendet e Ballkanit perëndimor.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ishin një nga temat qendrore të takimit të Berlinit. Ndonëse në përfundim të tij nuk u arrit ndonjë rezultat konkret, sipas analistëve, aty u rikonfirmua se ideja e ndryshimit të kufijve nuk është rruga e duhur drejt arritjes së një marrëveshjeje mes këtyre dy vendeve.
“Ajo çka unë kuptova është se Presidenti Macron i është bashkuar kundërshtimit për çdo ndryshim të kufijve, që për mua është gjëja e duhur për t’u bërë. Shpresoj që kjo do t’i hapë rrugën një diskutimi më serioz për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë drejtori i Programit për Menazhimin e Konflikteve në Qendrën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer.
Analisti Ed Josef gjithashtu u përqëndrua tek mesazhi i fortë që përcolli Gjermania kundër ndryshimit të kufijve në rajon dhe tek mundësitë për arritjen e një marrëveshje nën këtë qasje.
“Një marrëveshje është gjithnjë e mundur. Ajo që duhet të dimë tani është se nuk jemi më në “epokën e Mogherinit”. Pra, këtij koncepti që kishte një shtysë të madhe nën Federica Mogherinin dhe u mbështet sigurisht nga John Bolton, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, shohim se i ka ardhur fundi”, thotë eksperti i Institutit për Politika Ndërkombëtare.
Gjatë takimit të Berlinit Presidenti Thaçi tha se “bisedimet duhet të jenë të pakushtëzuara” duke theksuar se nuk mund të ketë zgjidhje pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, për Daniel Serwer, një përfshirje direkte në bisedime e Uashingtonit do të sillte në tavolinë edhe Moskën.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të përfshira, në mënyrë indirekte. Por problemi me të paturin e SHBA-së në takime, krijon mundësinë që Moska të jetë aty gjithashtu. Nuk mendoj se ndokush në Bashkimin Evropian, Kosova me siguri, madje as vetb Serbia, do ta donte praninë e Rusisë”.
Takimi i Berlinit i kushtoi vëmendje dhe perspektivës evropiane të vendeve të ballkanit perëndimor.
Sipas ekspertëve ndonëse perspektiva për zgjerimin e BE-së në 2025 mbetet në fuqi, arritja e saj duket e vështirë.
Dhe arsyet sipas drejtorit të Qendrës për Studime të Evropës Juglindore Florian Bieber, lidhen me angazhimin e pasinqertë të qeverive në rajon.
“Problemi kryesor është se kemi të bëjmë me qeveri jo-demokratike, të cilat nuk janë sinqerisht të angazhuara për ta çuar vendin drejt NATO-s dhe BE-së. Këtu shohim një paradoks. Shumë prej qeverive thonë se janë pro-perëndimit, se i pëlqen t’i bashkohen NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Por nëse gërvisht poshtë sipërfaqes, ky është një angazhim, le të themi siperfaqësor, në rastin më të mirë. Në thelb ata janë pak të interesuar për bashkim me perëndimin në kuptimin e përqafimit të demokracisë liberale, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe marrëdhënies së fqinjësisë së mirë”, tha ai.
Për t’i bërë jehonë argumentit të tij Bieber mori si shembull dialogun Kosovë – Serbi.
“Ka një mirëkuptim të palëve për qëndrimet e kundërta, apo mospajtimet. Jo vetem udhëheqësit e këtyre vendeve e kanë shprehur hapur se sa shumë e urrejnë njëri-tjetrin, por gjithashtu kthehen në shtëpi dhe vjellin vrer ndaj njëri-tjetrit. Nëse lexon shtypin pro regjimit në Serbi, ata kanë njoftuar të paktën 100 luftra vitin e kaluar. Kanë thënë çdo ditë se vendit i kanoset një luftë. Dhe bëhet fjalë për median besnike ndaj presidentit Vuçiq. Nuk mund të kesh një qeveri që në një anë pohon se është pro perëndimit dhe nga ana tjetër mbështet shtypin që angazhohet në fjalime urrejtjeje, të llojit më të keq”, tha Bieber.
Ekspertët vunë në dukje se qasja megjithëse sporadike, por kokëfortë që buron nga Bashkimi Evropian lidhur me integrimin e Ballkanit, po u hap rrugë fuqive të tjera të “zbarkojnë” në rajon, duke ngadalësuar procesin e evropianizimit të këtyre vendeve. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bëri tejkalim në vijë të plotë, policia dënon me 200 euro shoferin e një autobusi në Ferizaj
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe