Nënkryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK), Nexhat Llumnica, ka ftuar qytetarët që më 1 Maj të dalin dhe të protestojnë për të drejtat e punëtorëve në Kosovë.
Llumnica ka thënë se në protestën e 1 Majit do të kërkohet ngritja e pagës minimale, sigurimi shëndetësor, respektimi i ligjit të punës e të tjera kërkesa.
“Të nderuar punëmarrës dhe qytetarë të Kosovës, sot më shumë se kurrë duhet të ngrisim zërin për të drejtat e punëtorëve në Kosovë.
Të Protestojmë më kërkesat e shumta si: Ngritja e pagës minimale, sigurimin shëndetësor, respektimin e ligjit të punës, aprovimin e marrëveshjes kolektive, njohja e sëmundjeve profesionale që i marrin nga vendi i punës, paga të dinjitetshme, çrrënjosjen e dukurive negative në vend, kundër korrupsionit dhe nepotizmit e shumë padrejtësive tjera që janë evidente në Kosovë, të gjithë punëtorët dhe qytetarët e pakënaqur duhet të protestojnë fuqishëm kundër gjithë këtyre të këqijave që po ndodhin në vendin tonë”, ka shkruar ai në profilin e tij, në Facebook, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë:
Të nderuar punëmarrës dhe qytetarë të Kosovës, sot më shumë se kurrë duhet të ngrisim zërin për të drejtat e punëtorëve në Kosovë.
Të Protestojmë më kërkesat e shumta si: Ngritja e pagës minimale, sigurimin shëndetësor, respektimin e ligjit të punës, aprovimin e marrëveshjes Kolektive, njohja e sëmundjeve profesionale që i marrin nga vendi i punës, paga të dinjitetshme, çrrënjosjen e dukurive negative në vend, kundër korrupsionit dhe nepotizmit e shumë padrejtësive tjera që janë evidente në Kosovë, të gjithë punëtorët dhe qytetarët e pakënaqur duhet të protestojnë fuqishëm kundër gjithë këtyre të këqijave që po ndodhin në vendin tonë.
Të nderuar punëmarrës dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, 1 Maj është dita ma e favorshme të shprehim pakënaqësinë ndaj mospërfilljes së drejtave tona të ligjshme të punës dhe kundër varfërisë.
Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që së bashku ti themi STOP Mbylljes së vendeve të punës, STOP injorancës ndaj punëtorëve, STOP neglizhencës dhe mos respektimit të ligjit të punës dhe marrëveshjes kolektive etj.
Më një 1 ta mbushim sheshin plotë!
NUK DUROJMË DOT MË!
Më respekt /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe