LAJMI I FUNDIT:

Murati: Nuk duhet ta marrim me shaka letrën e presidentit Trump dërguar Kosovës e Serbisë (Video)

Murati: Nuk duhet ta marrim me shaka letrën e presidentit Trump dërguar Kosovës e Serbisë (Video)
Foto: Arkiv

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, gjatë intervistës në emisionin “Përballje ditore ” ka folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij,  ky dialog është i pa alternativë dhe se pengesa siç është taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe e boshnjake, do të jetë shtysë që dialogu të rifillojë në një format tjetër.


“Bisedimet Kosovë-Serbi nuk kanë për të përfunduar menjëherë. Mendoj që dialogu është i pa alternativë dhe shumë prej këtyre pengesave, qoftë edhe taksa, do të jenë shtysa që dialogu të rifillojë ndoshta edhe në një format tjetër”, ka thënë ai.

Murati po ashtu tha se nuk duhet të merret me jo seriozitet letra e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Ne nuk duhet ta marrim me shaka letrën e Trump-it. Është hera e parë që një president i shkruan letër dy shteteve. Me mbet Kosova kështu siç është, dhe më keq me një asociacion me kompetenca ekzekutive, kjo është shpërbërja e shtetit të Kosovës. Unë e thash alternativën dhe sigurisht nuk ka zgjidhje pa marrëveshje”, ka thënë kryetari i LB-së, Valon Murati.

Murati në këtë intervistë ka folur edhe për platformën e kësaj partie që kanë ridefinimin e kufijve dhe bashkimin e komunave të Luginës së Preshevës me Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori