LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale sqaron deklaratat e Trajkoviqit për rastin Ivanoviq

Prokuroria Speciale sqaron deklaratat e Trajkoviqit për rastin Ivanoviq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka akuzuar Rada Trajkoviq për se dëshmia e saj për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, i ka lënë dy serb në paraburgim.

Në njoftim thuhet se shkrimet dhe pohimet e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kohë më parë e kishin akuzuar, Rada Trajkoviqin, se dëshmia e saj në Kosovë, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që nga 23 nëntori 2018, i ka lënë dy serbë në paraburgim. Po ashtu, edhe i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka publikuar një dokument kinse është origjinal dhe autentik, gjë që nuk është e vërtetë, ku tregon se çfarë ka thënë në hetime Rada Trajkoviq.

“Me qëllim të informimit sa më të drejtë, të saktë të opinionit ju njoftojmë se Rada Trjakoviq, është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, si dëshmitare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, me ç’rast janë intervistuar një numër i konsiderueshëm i dëshmitarëve të tjerë, por në asnjë mënyrë dëshmia e Rada Trajkoviqit, nuk ka qenë vendimtare për arrestimin dhe paraburgosjen e dy të pandehurve siç i kanë thënë politikanët e Serbisë”, thuhet në njoftim.


Trajkoviq: Kandidatët për kryetar të Mitrovicës veriore që nuk ishin nga Lista Serbe u vranë (Video)
Lexo po ashtu Trajkoviq: Kandidatët për kryetar të Mitrovicës veriore që nuk ishin nga Lista Serbe u vranë (Video)

Sipas komunikatës për media, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar për zbardhjen në tërësi të rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, si dhe, në asnjë mënyrë nuk ndikohet nga politikanët në serbi apo kudo tjetër që flasin në emër të rastit Ivanoviq.

“Apelojmë që të gjithë politikanët të përmbahen nga deklaratat të cilat mund të ndikojnë në rrjedhën normale të procedurës, apo edhe në rrezikimin e dëshmitarëve”, thekson njoftimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori