LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Kandidatët për kryetar të Mitrovicës veriore që nuk ishin nga Lista Serbe u vranë (Video)

Trajkoviq: Kandidatët për kryetar të Mitrovicës veriore që nuk ishin nga Lista Serbe u vranë (Video)

Politikania serbe nga Kosova, në një intervistë për mediat në Serbi, ka hedhur dyshimet e saj se prapa vrasjes së ish-politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, qëndron vetë shteti serb.

Rada Trajkoviq që është kryetare e Lëvizjes Evropiane për Kosovën, mes tjerash për një intervistë dhënë televizionit N1 në Serbi, ka thënë se dy kandidatë për kryetarë të Mitrovicës Veriore që nuk ishin nga Lista Serbe, janë vrarë dhe se sipas saj deri më sot ende nuk ka ndonjë informatë se kush i ka vrarë, transmeton Telegrafi.


Trajkoviq, ka thënë se kjo është arsyeja që dyshon se Oliver Ivanoviq është viktimë e terrorizmit shtetëror.

“Dy kandidatë për kryetarë të Mitrovicës Veriore, të cilët ishin të regjistruar e të cilët nuk ishin nga Lista Serbe, që të dy janë vrarë, dhe deri më sot nuk e dimë se kush i ka vrarë. Kjo është arsyeja më e qartë pse dyshoj gjithnjë e më shumë se Oliver Ivanoviç është viktimë e terrorizmit shtetëror. Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një terrorizëm shtetëror, që është kryer kundër një politikani me një detyrë dhe qëllimin e shtrirjes së një rregulli të plotë në atë zonë,” ka shtuar Trajkoviq.

Politikania serbe ka thënë se pengimi i hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, vjen drejtpërdrejt nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtyre deklaratave të Trajkoviqit, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke thënë se Trajkoviq ka akuzuar shtetin e Serbisë për terrorizëm shtetëror dhe vrasjen e kreut të Iniciativës SDP, Oliver Ivanoviq.

Gjuriq theksoi se është e nevojshme të përcaktohet nëse ajo e thotë të vërtetën, apo provat që ajo ka lidhur me akuzat.

“Në të gjitha shoqëritë e qytetëruara, duhet të ketë përgjegjësi për një fjalë të folur publikisht, dhe liria e fjalës nuk nënkupton të drejtën për të fajësuar dhe shpifur ndaj askujt pa asnjë provë”, tha Gjuriq.

Gjuriq kërkon hetimin e akuzave të Rada Trajkoviqit, lidhur me vrasjen e Ivanoviqit
Lexo po ashtu Gjuriq kërkon hetimin e akuzave të Rada Trajkoviqit, lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Ai ndër tjera tha se pret që autoritetet kompetente shtetërore të hetojnë akuzat e Trajkoviq, dhe natyrën e marrëdhënieve me institucionet e Kosovës dhe disa diplomatë të huaj, me të cilët, siç ka konfirmuar ajo, mbanë kontakte të rregullta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori