LAJMI I FUNDIT:

Si t’i blini dhe sa kushtojnë biletat e finales së Ligës të Kampionëve?

Si t’i blini dhe sa kushtojnë biletat e finales së Ligës të Kampionëve?

Ata që dëshirojnë të jenë pjesë e finales së Ligës së Kampionëve në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ në Madrid, mund të aplikojnë direkt në UEFA për biletat nëpërmjet portalit zyrtar të federatës.

Ueb faqja për aplikacione ishte e hapur nga 14 marsi dhe u mbyll më 21 mars, kështu që afati përfundimtar ka kaluar.


Individët që tashmë kanë aplikuar për bileta nëpërmjet këtij portali janë informuar nëse aplikimi i tyre ishte i suksesshëm ose jo më 5 prill, me aplikantët e suksesshëm do të vazhdojnë më tutje me pagesat.

Portali i biletave i UEFA-s është dizajnuar që të kujdeset për publikun e gjerë dhe vetëm 4,000 bileta janë në dispozicion përmes kësaj rruge.

Po ashtu, të dy finalistët do t’i ndajnë 17,000 bileta secila, të cilat do të shpërndahen direkt përmes klubeve.

Megjithatë, ne nuk do ta dimë se cilat klube do të jenë në finale deri në fillim të majit, kur ndeshjet gjysmëfinale të kenë përfunduar.

Në krahasim me vitin e shkuar, numri i tifozëve ka zbritur për 6,700.

Gjithsej 38,000 bileta do t’u shiten tifozëve dhe publikut të gjerë.

UEFA tregon se 25.500 bileta të mbetura do t’i ndahen komitetit lokal organizues dhe shoqatave kombëtare, partnerëve të marketingut, transmetuesve.

Tifozët që dëshirojnë të blejnë bileta duhet të jenë të kujdesshëm ndaj shitjes së palëve të treta dhe të riblerjes së biletave.

UEFA ka paralajmëruar se çdo biletë e blerë në këtë mënyrë do të jetë e pavlefshme dhe ai person nuk do të lejohet të hyjnë në stadium.

Shkuarja në finalen e Ligës së Kampioneve mund të jetë një përpjekje e shtrenjtë pasi biletat shkojnë nga 70 në 600 euro.

Çmimet e biletave janë rritur këtë vit në kategoritë Një, Dy dhe Tre.

Kategoria Një e biletave për finalen e vitit 2019 do të kushtojë 600 euro, e cila rritet nga çmimi i vitit 2018 prej 450 eurosh – një rritje prej 150 euro.

Bileta e kategorisë së dytë ka çmim prej 450 euro – një rritje prej 130 euro për vitin e kaluar – dhe biletat e kategorisë Tretë janë në dispozicion për 180 euro – 20 euro më të shtrenjta se në vitin e kaluar.

Kategoria e vetme që mbetet e pandryshuar është Kategoria e Katërt, 70 euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori