LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja nuk do të zgjasë pezullimin e sanksioneve mbi naftën e Iranit

SHBA-ja nuk do të zgjasë pezullimin e sanksioneve mbi naftën e Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë vendim që të mos zgjasë aktet e pezullimit të sanksioneve, gjë që do t’u lejonte importuesve kryesorë të vazhdonin të blinin naftë nga Irani, pas përfundimit të afatit të tyre në fillim të majit.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur që vendimi ka për qëllim ta çojë në nivelin zero eksportin e naftës nga Irani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është shprehur që pas 2 majit, sanksionet e amerikane do të rivendosen mbi të gjitha vendet që importojnë naftë nga Irani, përcjell Telegrafi.


Trump: Sanksionet ndaj naftës iraniane do të jenë graduale
Lexo po ashtu Trump: Sanksionet ndaj naftës iraniane do të jenë graduale

Ndërkohë, Ministria e Jashtme iraniane paralajmëroi për pasoja në rast të përfundimit të pezullimit të sanksioneve mbi importin e naftës nga Irani.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Abbas Mousavi, tha që vendi i tij do të marrë një vendim të përshtatshëm ndaj kësaj lëvizjeje të SHBA-së dhe do ta bëjë atë publik. /Telegrafi/