Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në konferencën e tretë kombëtare “Arsimi dhe aftësimi profesional, shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit”, ku u prezantuan të arriturat e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit për të rritur në shërbim të zhvillimit ekonomik.
Në konferencë gjithashtu u prezantuan 18 udhëzues të përgatitur nga ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të jenë në shërbim të shkollave dhe nxënësve, si dhe u diskutua për bashkëpunimin me bartësit relevant, në realizimin e aktiviteteve të AAP-së dhe projektet për reformimin e sistemit të arsimit profesional në Kosovë.
Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi se, ekonomia e vendit varet nga cilësia e sistemit të arsimimit të të rinjve në shkolla, në veçanti në shkollat profesionale.
Ministri Bytyqi tha se, vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet ngritjes së standardeve të shkollave profesionale, pasi që tashmë është një kërkesë e vazhdueshme e të rinjve tanë për tu orientuar në këto shkolla.
Ministri Bytyqi vlerësoi se, MAShT duke e konsideruar shumë të rëndësishëm zhvillimin e arsimit profesional, ka zhvilluar dhe vazhdon të investoj në zhvillimin e infrastrukturës ligjore, e cila është në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
“Vendi ynë me përqindje të lartë të rinisë konsiderohet si burim i potencialeve për punë dhe perspektivë në të ardhmen”, u shpreh ministri, cili foli edhe për nevojën që vendi ynë të ketë të rinjë të cilët mund të jenë ndërmarrës të suksesshëm.
Ministri Bytyqi po ashtu foli edhe për hartimin e programit të shkollimit për profesionin- Këshilltar i karrierës, me diplomë të njohur në 74 vende të botës, ku grupi i parë i këtyre studentëve në Prishtinë dhe Prizren është në përfundim të shkollimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City