LAJMI I FUNDIT:

Murati: Gjashtë muaj pas taksës, raftet e marketeve nuk mund të mbahen me produkte serbe nga stoqet (Video)

Murati: Gjashtë muaj pas taksës, raftet e marketeve nuk mund të mbahen me produkte serbe nga stoqet (Video)

Analisti financiar Hekuran Murati, ka thënë se nuk ka logjikë arsyetimi se bizneset ende kanë në stoqe produkte serbe dhe me to po mbajnë të mushura raftet.

Murati në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të logjikës, në Kosovë ka kontrabandë me mallrat serbe dhe sipas tij ajo kontrabandë nuk është në sasi të vogël.

“Jemi në muajin e gjashtë prej se është vendosur taksa, dhe nëse mendojmë se stoqet qëndrojnë gjashtë muaj, atëherë është i palogjikshëm importi nëse një firme i mjaftojnë gjashtë muaj për të importuar një kamion me mall”.


“…Ka raste kur kombit janë ofruar shpinë për shpinë duke shkëmbyer mallrat e kontrabanduar”.

Analisti financiar ka thënë se edhe pse ka dyshime të bazuara se produkteve po u ndryshohet origjina, kjo është më e mirë se të futen pa doganë fare. Ai ka thënë se ka rënie të importimit të produkteve nga Shqipëria.

“Më mirë është që të futen produktet serbe nga Maqedoni e të paguajnë TVSH 18%, se të futen si të kontrabanduara e të mos paguajnë fare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Murati ka thënë se ka pasur masa tjera që ka mundur të ndërmarrë shteti për të ndihmuar prodhuesit vendor, ndërsa sipas tij taksa ka pasur efekt politik.

Durim Limaj: Janë bërë mbi njëmijë inspektime në gjithë Kosovën, nuk rezulton se ka kontrabandë të mallrave serbe (Video)
Lexo po ashtu Durim Limaj: Janë bërë mbi njëmijë inspektime në gjithë Kosovën, nuk rezulton se ka kontrabandë të mallrave serbe (Video)

“Nuk mendoj se Serbia është dëmtuar në aspektin ekonomik. Por është mirë nëse prodhuesit vendor kanë ngritur prodhimin pas vendosjes së kësaj mase”.

Analisti financiar ka thënë se është shqetësues fakti që çdo produkt serb që gjendet në marketet e Kosovës, nuk ka datë të prodhimit por vetëm atë të skadimit, dhe kjo sipas tij duhet të merret si fakt nga ana e institucioneve të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori