Durim Limaj: Janë bërë mbi njëmijë inspektime në gjithë Kosovën, nuk rezulton se ka kontrabandë të mallrave serbe (Video)
Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj, ka thënë parimore për vendosjen e taksës kanë qenë ekonomike, për shkak të barrierave që këto dy vende i kanë vendosur Kosovës.
Limaj në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se qytetarët janë vetëdijesuar pas tarifës ndaj produkteve serbe dhe numri i këtyre produkteve është shumë simbolikë në raftet e marketeve në Kosovë.
“Vendosja e flamujve ka ndikuar shumë te qytetarët dhe ata e kanë shumë të vështirë të blejnë produkte të Serbisë dhe të shkojnë e ta paguajnë në arkë”.
Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se deri më tani ka vetëm aludime sa i përket kontrabandimit të mallrave serbe.
“Pas përmendjes së kontrabandës, ministri Shala ka vendosur që të rrisë inspektimin se mos po ushtrohet kontrabandë. Deri më sot në bashkëpunim me Doganën dhe ATK janë bërë mbi njëmijë inspektime në gjithë Kosovën. Në bazë të këtyre rezultateve në asnjë rast nuk është evidentuar kontrabandë, pra produktet ose kanë dudat e rregullta doganore ose kanë paguar taksën 100%”.
“…Nuk ka raste të prekshme sa i përket kontrabandimit të mallrave serbe. Përderisa nuk ka rezultuar me gjetje të kontrabandës, ato mund të jenë vetëm aludime”.
Limaj ka thënë se pas vendosjes së taksës, pala boshnjake ka pasur një reflektim pozitiv madje kanë kërkuar nga ne që të kemi mirëkuptim për shkak të konstalacionit politik./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre