LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Nuk ka prova për tregti me foshnja në Maqedoni

Prokuroria: Nuk ka prova për tregti me foshnja në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike përmes një kumtese për media informon se pas studimit gjithëpërfshirës të dokumentacionit të pranuar dhe pas njoftimeve nga organet kompetente në lidhje me tregtinë me foshnja, prokurori publik ka marrë vendim se nuk ka vend dhe nevojë për intervenimin e Prokurorisë.

Ata thonë se informacionet që janë raportuar në media janë hetuar dhe sipas tyre, nuk ka dyshime dhe fakte për kryerjen e veprave penale me foshnjat, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në dhjetor 2018, pas raportimeve në media, ka hapur lëndë. Mediat raportuan gjetjet e Avokatit të Popullit se ekziston dyshimi për një grup kriminal të organizuar që për një periudhë të gjatë merret me trafikimin e të sapolindurve të shëndetshëm”. Është raportuar se, prindërve biologjik menjëherë ose pas një periudhe të shkurtër kohe pas lindjes së foshnjave, ju është kumtuar se fëmija ka vdekur, ndërsa më pas është bërë viktimë e tregtisë”.

“Pas veprimet e ndërmarra nga prokurori kompetent dhe në bazë të dokumentacionit dhe informatave të kërkuara nga Avokati i Popullit, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”, ka dalur se në rastin konkret nuk ka dëshmi apo dyshime për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori