Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme po zhvillon debat për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, pikë kjo e kërkuar nga deputetja Teuta Haxhiu, mbështetur nga tetë deputetë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se ministria nuk mund të ndryshojë kriteret.
“Ministria si organ sponsorizues nuk e ka të drejtën të ndryshojë ngase nuk është sponsorizues nuk mund të ndryshojë kriteret, përkatësisht periudhën prej 15 vitesh, sepse baza ligjore, ligji është i vetmi që përcakton këtë kriter e ky kriter është neni 8 i ligjit për skemat pensionale i caktuar sipas ligjit pensionale invalidor, të cekur më lartë. Për të ndryshuar periudhën e njohjes së stazhit të punës, siç është kërkuar nga 15 vite në 10 vite, ne konsiderojmë që duhet të ndryshohet baza ligjore, pra neni 8 i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti”, tha ai.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina tha se debati sot për çështjen e pensioneve është i panevojshëm, meqë ekziston një komision add-hoc për pensionet që financohen nga shteti.
“Kujtojmë që është një debat i panevojshëm derisa komisioni add-hoc t’i sjell rezultatet të cilat është në vazhdim e sipër duke diskutuar e debatuar. Ne jemi shumë në harmoni, ai komision duhet vetëm të plotësohet prej përfaqësuesve të opozitës, por jemi në harmoni me ministrinë e cila gjithashtu ka përgatitë materialin dhe dokumentin për reformën pensionale”, tha ajo.
Gjithashtu, deputetja e Partisë Socialdemokrate, Besa Baftiu tha se komisioni është ai që duhet të merret me këtë çështje, pasi ai është i formuar për rregullimin e kodit pensionale.
“Duke pas parasysh që komisioni i hartuar, i votuar nga parlamenti është duke e bërë punën e vet ne shpresojmë dhe i bëjmë thirrje komisionit që sa më parë të bëjë punën e tij për çka është zgjedhur”, tha ajo.
Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike, Arban Abrashi tha se mbështesin iniciativat që prekin kategorinë e pensionistëve.
“Ne mirëpresim çfarëdo iniciative që ka me prek këtë kategori në mënyrë që të gjithë ata që janë larguar nga puna në vitet e ’90-a, ose ata që nuk i arrijnë 15 vite punë ashtu siç e parasheh ligji për skemat pensionale, që të kenë një pagë meritore”, tha ai.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje u deklarua kundër kufizimeve në të drejtat që janë të garantuara me Kushtetutë.
Deputeti Ismajl Kurteshi tha se nuk duhet të ketë kufizime të paligjshme.
“Lëvizja vetëvendosje është e interesuar dhe do të përpiqet, që çdo kufizim që nuk është i ligjshëm sa i përket pensioneve dhe stazhit, apo periudhës që nuk njihet, dhe është në mënyrë arbirtrare, të hiqet nga ligji dhe çdo akt tjetër nënligjor që kufizon të drejtat që janë të garantuara me kushtetutë. Andaj ne do të përkrahim çdo përpjekje që e trajton këtë çështje drejtë, bazuar në Kushtetutën dhe ligjin”, tha ai.
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti ftoi partitë opozitare që të japin kontributin e tyre në komisionin e formuar për rregullimin e kodit pensional.
“Deputetët e opozitës të cilët nuk po marrin pjesë është mirë të jenë pjesë ë këtij komisioni dhe ta japin kontributin aty, sepse mendojmë dhe jemi të bindur që është detyrim i yni që këto padrejtësi dhe këtë reformë të kësaj skeme pensionale të filluar nga ministri Reçica ta shtyjmë deri në fund dhe të kemi vullnetin politik dhe profesional që njëherë e mirë ta organizojmë dhe sistemojmë dhe secilit t’i mundësohet shfrytëzimi i të drejtës, secilës kategori dhe individ në Kosovë”, tha ai.
Në këtë diskutim, ministri Skënder Reçica tha kanë synuar të krijojnë një kornizë të përgjithshme ligjore dhe të qëndrueshme të sistemit pensional dhe invalidor dhe fusha të tjera nga sigurimi social për të cilat është përgjegjësie MPMS.
Ai tha se me koncept-dokumentin e hartuar nga ministria, sa i përket kritereve për periudhën kontributive punonjësve të viteve ’90-a do t’u njihet stazhi i punës për vitet që kanë qenë të dëbuar me dhunë nga puna, por duke marrë parasysh kriteret që i parasheh ligji se kujt i takon pensioni e kujt jo./Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit