LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria bëhen me kalendarë të përbashkët kulturor

Kosova dhe Shqipëria bëhen me kalendarë të përbashkët kulturor

Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës do të nënshkruajnë sot kalendarin e përbashkët kulturor mes dy vendeve.

Kalendari kulturor përmban organizimin e ekspozitave, koncerteve, festivaleve, shfaqjeve teatrale, shfaqjeve të filmave, konferenca të përbashkëta, shkëmbime eksperiencash e aktivitete të përbashkëta të trashëgimisë kulturor.


Ky kalendar vjen si rezultat i “Deklaratës së përbashkët për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar në Prizren më 11 janar 2014.

Kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë do të nënshkruhet në ora 11:40 në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Salla “Tefta Tashko”, nga ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe ministri i Kulturës së Kosovës, Kujtim Gashi.

Pas firmosjes së akteve, të dy ministrat do të dalin në një komunikim për mediat për të bërë prezantimin e aktiviteteve.