Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili po merr pjesë në konferencën vjetore të investimeve “Platforma për Investime Botërore”, në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ftuar ndërmarrësit të investojnë në Kosovë.
Shala gjatë takimeve që ka zhvilluar me homologë dhe investitorë të huaj ka shfrytëzuar rastin t’i njoftojë me potencialin që ofron Kosova për investime dhe njëherë iu ka bërë ftesë që ta vizitojnë Kosovën për mundësitë që ofron Kosova për investime.
Në këtë konferencë, që po mbahet në Dubai, ka më shumë se 200 mijë pjesëmarrës nga sektori privat si dhe nga ai publik, duke përfshirë 143 vende dhe nga më shumë se 100 personalitete. Platforma i mbledh aksionarët nga ministritë dhe departamentet qeveritare, organizatat ndërkombëtare, akademia, oda ekonomike, zonat industriale dhe ekonomike, institucionet bankare dhe financiare, etj.
Vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë do të kenë mundësi t’i paraqesin informacionet mbi mundësitë e tyre për investime, për kushtet ekonomike, si për të prezantuar investimet aktuale, duke u takuar edhe në tavolinë të rrumbullakët me investitorët e synuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë