LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov në SHBA: Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembull për unitet

Dimitrov në SHBA: Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembull për unitet

“Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë janë shembuj për unitet në veprim. Ne, tre shtetet jemi bërë ‘më të mëdha’ pa ndryshimin e kufijve”, deklaroi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dje në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që u mbajt në Washington, në ditën kur Aleanca Veriatlantike e kremton 70-vjetorin dhe ku është nënshkruar Traktakti themelues.

“Për ne kjo është një ditë e veçantë, sepse bëhet fjalë për një takim të parë të llojit të këtillë, me të drejtë të barabartë të diskutimit, merr pjesë shteti ynë”, tha Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në pjesën e dytë të takimit, siç kumtoi MPJ-ja, Dimitrov konkretisht është përqendruar në kntributin shumëvjeçar të vendit në Afganistan, gatishmërinë për mbështetjen e misioneve të NATO-s për sigurimin e paqes dhe stabilitetit së qëndrueshëm në Afganistan dhe Irak, si dhe kontribut të caktuar financiar në fondet.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në hapjen e sesionit punues i shprehu mirëseardhje ministrit Dimitrov dhe edhe njëherë potencoi se pret që sa është e mundur më shpejt përmbylljen e procesit të ratifikimit në të gjitha shtetet.

Qëndrimi i shefit të diplomacisë në Washington ishte përmbyllur me takime me kolegët e tij të punëve të jashtme të Hungarisë, Portugalisë dhe Polonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori