Dialogu me Serbinë duhet të kthehet në pikën zero, dhe bashkë me këtë duhet të shkohet në zgjedhje të reja për të fituar legjitimitetin politik dhe se ekipi dialogues dhe Ligji për Dialogun janë antikushtetues.
Kështu u tha në tryezën që grupi Parlamentar i LDK-së dhe grupi Parlamentar i LVV-së, kanë organizuar për kushtetutshmërinë dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e Dialogut me Serbinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, u shpreh se dialogu me Serbinë nuk duhet të udhëhiqet nga siç i cilësoi ai pseudo ekipe, por nga institucionet legjitime, sepse në këtë formë përveç që e kthen Kosovën prapa, është dhe antikushtetuese.
“Shqetësuese është mentaliteti i kësaj klase politike, për neve ka qenë e qartë se qeveria duhet të udhëheqë dialogun. Nuk mundemi me ekipe dialoguese, zgjidhja nuk vjen me to sepse kthehemi prapë. Ky dialog duhet të udhëhiqet nga institucionet legjitime, dhe jo nga pseudo ekipe sepse janë jo kushtetuese. Nuk negociohet kufijtë, Kosova duhet të ketë një platformë, por vetëm duke i pasur parimet kryesore të dialogut”, tha ai.
Për shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, dialogu është përfshirë nga dy pazare, i pari sipas tij ka të bëjë me dorëzimin e kryeministrit Haradinaj karshi presidentit, Thaçi.
Pazarin e dytë, Konjufca e konsideron përkrahjen e PSD-së, për këtë dialog me Serbinë. Duke folur për dialogun me Serbinë, Konjufca tha se duhet të kthehet në pikën zero për arsye se i mungon legjitimiteti dhe bashkë me ketë çështje duhet të ketë dhe zgjedhje të reja.
“Dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë në këtë mënyrë se i mungon legjitimiteti politik, një proces të tillë Kosova duhet të kthej në pikën zero. Pika zero e këtij procesi shkon dorë për dore me zgjedhjet e reja në Kosovë”, tha ai.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, bashkë me deputeten e VV-së, Albulena Haxhiu përsëritën pretendimet e tyre se në cilat nene Ligji për Dialogut e shkel Kushtetutën e Kosovës. Avokati, Dastid Pallaska tha se Ligji për Dialogun është antikushtetues, për arsye siç tha ai se është i panevojshëm, sepse krijohet një ligj për të zëvendësuar institucionet.
Njejtë mendon edhe Taulant Kryeziu nga Instituti Epik, i cila tha se është jashtë normës kushtetuese. Nga KDI, Jeta Krasniqi u shpreh se duhet një konsensus më i madh ndërmjet partive politike për procesin e dialogut me Serbinë./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite