LAJMI I FUNDIT:

NASA përgatit dërgimin e njerëzve të parë në Mars, por së pari shkon në Hënë

NASA përgatit dërgimin e njerëzve të parë në Mars, por së pari shkon në Hënë

Kthimi i astronautëve amerikanë në Hënë, i planifikuar për 2024, duhet të përgatisë shkuarjen e njerëzve të parë në Mars në vitin 2033, tha shefi i NASA Jim Bridenstine.

“Ne duam të arrijmë në Mars në vitin 2033,” tha drejtori i NASA-s në një seancë të Kongresit të SHBA.


“Aterrimin në Mars mund ta përmirësojmë ashtu që do të avancojmë në Hënë, e cila është një vend testimi”, shtoi ish-ligjvënësi republikan i nominuar nga presidenti Donald Trump,.

NASA ka qenë nën presion që nga java e kaluar, kur presidenti i SHBA-së, përmes zëvendësit të tij, Michael Pense, ka shkurtuar planin për kthimin në Hënë nga 2028 në 2024, i cili do të ishte viti i fundit i mandatit të dytë të Trump nëse ai fiton.

Misioni në Mars do të zgjasë të paktën dy vjet, pasi fluturimi drejt Planetit të Kuq zgjat gjashtë muaj dhe fluturimi drejt Hënës zgjat tri ditë.

Fluturimi dhe kthimi nga Marsi është i mundur vetëm kur planeti është në anën e njëjtë të Diellit si Toka, e cila është përafërsisht çdo 26 muaj dhe do të ndodhë në vitin 2031, pastaj në vitin 2033 dhe kështu me radhë.

I pyetur nga kryetari i Komitetit të Dhomës së Shkencës Eddie Bernis Johnson se sa do të kushtojnë i gjithë misioni, lideri i NASA tha se do t’i njoftojë deri më 15 prill. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori