LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë xhirimet e filmit “Në kërkim të Venerës”

Përfundojnë xhirimet e filmit “Në kërkim të Venerës”

Kanë përfunduar xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë, “Në kërkim të Venerës”, me regji dhe skenar të Norikë Sefës dhe me producent Besnik Krapin.

Në rolet kryesore luajnë: Kosovare Krasniqi dhe Erjona Kakeli. Në rolet tjetra janë: Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj, Bleon Monolli etj.


Filmi përcjell përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi takon shoqen e saj të re, Dorinën. Ky përjetim e bën atë të marrë guximin dhe t’i revoltohet familjes së saj tradicionale.

Xhirimet e filmit janë realizuar kryesisht në komunën e Kaçanikut dhe kanë zgjatur 30 ditë.

“Në kërkim të Venerës” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmi po ashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut.

Në trend Kultura

Më shumë
Bardi i Bruklinit

Bardi i Bruklinit

Kulture
Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
KREDO

KREDO

Poezi
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Viti 1979: Jetë, o jetë...

Viti 1979: Jetë, o jetë...

Agron Shala
Kalo në kategori