LAJMI I FUNDIT:

Përveç Ankarasë, partia e Erdoganit humb edhe Stambollin

Përveç Ankarasë, partia e Erdoganit humb edhe Stambollin

Partia Republikane Popullore (CHP) në Turqi është duke e kryesuar garën për kryetar të bashkisë metropolitane të Stambollit përballë kandidatit të partisë në pushtet, AK Parti, ndërkohë që vazhdon procesi i ankesave, njoftoi autoriteti zgjedhor i vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aktualisht, Ekrem Imamoğlu, ka 4 milionë e 159 mijë e 650. Ndërsa Binali (Yıldırım) 4 milionë e 131 mijë e 761 vota të procesuara në sistem. Vazhdon procesi i ankesave”, tha Sadi Güven, kryetari i Komisionit të Lartë Zgjedhor gjatë një prononcimi për media në kryeqytetin Ankara.

Ai theksoi se të martën deri në orët e pasdites do të mund të bëhen ankesat, ndërsa bordet e zgjedhjes së provincave do të kenë dy ditë kohë për të vendosur.


Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Güven deklaroi se deri më tani 31.186 kuti janë procesuar në sistem, ndërsa 84 kuti janë subjekt i ankesave.

Më herët ishte raportuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK, duket se janë përballur me pengesa në zgjedhjet lokale, meqë partia me të cilën gjendet në koalicion qeveritar, ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin e këtij shteti, Ankara dhe me sa duhet edhe në Stamboll.

Transmetuesit në Turqi kanë thënë më 1 prill se kandidati opozitar nga Partia Popullore Republikane, Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, derisa Erdogan pritet të pranojë humbjen edhe në Stamboll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori