LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli ndalet me barazim nga Flamurtari

Feronikeli ndalet me barazim nga Flamurtari

Flamurtari dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola (0-0) në ndeshjen e fundit të javës së 24-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve kuqezi, të cilët rrezikuan disa herë portën.

Flamurtari pati raste të mira me Florim Bërbatovcin (12′), Shend Kelmendin (25′) dhe Alban Shillovën (29′), por asnjëra nuk përfundoj në rrjetë.


Në pjesën e dytë, mysafirët filluan të marrin terren dhe të jenë më të rrezikshëm duke krijuar më shumë.

Feronikeli rrezikoi me Jean Cariocan (48′) dhe pastaj edhe me Kastriot Rexhën (68′), por asnjëri nga ta nuk ishte i saktë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Pas këtij barazimi, Feronikeli ka 56 pikë në vendin e parë apo tri më shumë se vendi i dytë Prishtina, ndërsa Flamurtari zë vendin e nëntë me 29 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Flamurtari udhëton te Trepça ’89, ndërsa Feronikeli e pret Ballkanin. /Telegrafi/