LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci ankohet në FBK për humbjen ndaj Yllit: U shkelën rregullat e FIBA-s dhe FBK-së, ndeshja të përsëritet

Rahoveci ankohet në FBK për humbjen ndaj Yllit: U shkelën rregullat e FIBA-s dhe FBK-së, ndeshja të përsëritet

Ndeshja mes Rahovecit dhe Yllit e zhvilluar të enjten në palestrën Mizair Isma, u mbyll me fitoren e mysafirëve.

Ndeshja ishte e fortë dhe dramatike në fund ku mysafirët nga Theranda kanë triumfuar në këtë sfidë me një pikë diferencë, 61:62.


Por rahovecasit kanë ankesa për mënyrën si erdhi fitorja.

Ylli fiton derbin e javës ndaj Rahovecit
Lexo po ashtu Ylli fiton derbin e javës ndaj Rahovecit

Ata kanë dërguar ankesë edhe në FK për thyerje të rregullave në këtë ndeshje. Më poshtë  gjeni reagimin e klubit rahovecas.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar bashkëqytetarë , fansa dhe gjithë basketbolldashës.

Që nga përfundimi i ndeshjes me Golden Eagle Ylli që u përmbyll me rezultatin 61-62 në favor të ekipit të suharekas, kemi pranuar me qindra thirrje, mesazhe, video dhe foto lidhur me aksionin e fundit të ndeshjes.

Pas analizave të bëra dhe diskutimeve po thuajse tërë ditore, duke u bazuar edhe në gjitha rregulloret e FIBA-së dhe të FBK-së, por edhe në konsultim me njohësit e basketbollit kemi konkluduar se skuadra jonë është dëmtuar në atë rast pasi në videon më poshtë shihet qartë se si baskebollisti më numër 6 i Yllit prek rrjetën gjatë kohës sa topi sillej rreth harkut.

Në këtë rast në bazë të gjitha rregulloreve të basketbollit pikët është dashur të pranohen për skuadrën tonë.

Prandaj, me ekipin e eksperte ne kemi dorëzuar edhe një ankesë në federatë në bazë të propozicionit të garave, ku kemi kërkuar që FBK të marr vendim për përsëritjen e ndeshjes.

KB Rahoveci ka vendosur që të ndjek gjitha rrugët ligjore që janë të përcaktuar pikërisht nga FBK dhe presim që të njëjtat të zbatohen në rastin tonë.

/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori