Derbi i javës së 24-të në elitën e basketbollit kosovar është zhvilluar në Rahovec.

Ka qenë derbi rajonal mes KB Rahovecit dhe KB Golden Eagle Yllit, ku fitorja i ka takuar mysafirëve.

Mysafirët nga Theranda kanë triumfuar në këtë sfidë me një pikë diferencë 61:62.

Bumble Osby me 17 pikë e nëntë kërcime ishte basketbollisti më efikas tek mysafirët.

Me lojë të mirë për Yllin u dalluan edhe Alban Veseli me 11 pikë e nëntë kërcime si dhe Clayton Everett që shtoi tetë pikë të tjera.

Frederik Richardson me 23 pikë e 15 kërcime ishte më efikasi tek vendasit, por që nuk mjaftuan këto shifra për fitore.

Ylli kësisoj vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 41 pikë të tubuara, dy më shumë se Rahoveci që zë pozitën e tretë. /Telegrafi/