LAJMI I FUNDIT:

Totti: Nëse do të largohesha nga Roma do të transferohesha vetëm te Real Madridi

Totti: Nëse do të largohesha nga Roma do të transferohesha vetëm te Real Madridi
Francesco Totti duke festuar fitoren e Romës në Santiago Bernabeu 2-1 ndaj Real Madridit. (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Francesco Totti ka festuar 26 vjetorin e debutimit të tij me fanellën e Romës në Serie A.

Legjenda e Romës dhe futbollit italian i ka qëndruar besnik klubit të tij gjatë gjithë karrierës.


Njëri nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit italian ka dhënë një deklaratë mjaftë interesante.

Ai kishte refuzuar skuadrat më të mëdha në botë, si Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester United, Milan, Juventus e Inter.

Por Totti ka deklaruar se nëse do të largohej nga Roma do ta bënte vetëm për Real Madridin.

“Unë isha afër të largohesha nga Roma dhe t’i bashkohem Real Madridit, por në fund morra vendimin më të rëndësishëm në jetën time për t’i qëndruar besnik Romës”.

James Rodriguez dhe Francesco Totti. (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Totti ka thënë se nuk do të luante kurrë për asnjë skuadër tjetër italiane.

“Për shkak të respektit të madh që kisha për tifozët asnjëherë nuk kam dëgjuar asnjë ofertë nga skuadrat italiane”.

“Nëse do të largohesha nga Roma do të luaja vetëm për Real Madridin”, ka deklaruar ikona e Romës.

Në vitin 2016 kur Real Madrid ishte nikoqir i Romës, Totti u fut në fushë nga banka rezervë ndërsa të gjithë të pranishmit në Santiago Bernabeu u ngritën në këmbë për ta duartrokitur legjendën italiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori