Deputeti i OBRM-PDUKM-së Krsto Mukoski, i cili u përjashtua nga kjo parti në një deklaratë për “Nezavisen” ka thënë se nuk mendon për kthim në partinë e tij.
Së fundi tetë deputetët që u përjashtuan nga partia opozitare, kanë realizuar takim me kryetarin Hristijan Mickoski, ndërsa nuk janë dhënë detaje se për çfarë është biseduar. Mukoski tha se në takimin me Mickoskin nuk është diskutuar për kthimin në parti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në takim aspak nuk është biseduar për kthimin tonë në parti, e as më herët nuk kemi diskutuar për këtë”, tha Mukoski.
Ai është në mesin e tetë deputetëve të OBRM-PDUKM-së që u përjashtuan nga kjo parti, pasi mbështetën ndryshimet kushtetuese në Kuvend, me të cilat u ndryshua edhe emri i shtetit.
Qeveria e Zaevit së fundi nga tetë deputetët e pavarur ka kërkuar të mbështesin edhe Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin do të rregullohet e ardhmja e Prokurorisë Speciale, ndërsa këto kanë deklaruar se PSP-ja duhet të vazhdojë me punën e saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251