LAJMI I FUNDIT:

Gent Cakaj shkarkon 20 diplomatë të Shqipërisë (Video)

Gent Cakaj shkarkon 20 diplomatë të Shqipërisë (Video)

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, ka shkarkuar 20 diplomatë shqiptarë. Lajmin e ka bërë të ditur vet Cakaj gjatë një konference për media duke renditur si arsye, nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral, që sipas tij, nuk duhet të tolerohen.


“Ambicia për një shërbim ekselent diplomatik e ka karakterizuar përpjekjen e zellshme të ministrisë përgjatë 5 viteve të fundit. Sidoqoftë jetësimi i kësaj ambicieje mbetet ende një sfidë e hapur. Në këto 77 ditët në krye të këtij institucioni, unë kam mbledhur një grup pune për të shqyrtuar hollësisht cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatit të shtetit shqiptar”, ka deklaruar ministri.

Shkëputja e marrëdhënies, sipas Cakajt, me punonjësit është bërë edhe pas mos përmbushjes së kushteve ligjore.

“Pas kësaj ndërmarrjeje të kujdesshme, unë jam me ju të ndaj me ju faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve, që nuk përmbushin as kushtet ligjore, as kushtet minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre e lëre më pastaj, ambicien e kësaj qeverie dhe synimin e kryeministrit Edi Rama për ta çuar në lartësinë e merituar, përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Po ashtu, një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës dhe jo sipas inercionit të së shkuarës. Fillimisht ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë reformatore do të shkojë mbi 20”, ka thënë Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

“Dua të jem krejtësisht i sinqertë me ju gjatë kryerjes së detyrës sime dhe kjo nënkupton edhe komunikimin e hapur dhe periodik. Sfida evropiane e Shqipërisë dhe agjenda jonë reformiste e kapërcimit të pellgut të ndenjur të së shkuarës, nuk përkon kurrsesi me nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral në asnjë sektor e lërë më pastaj në përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë”, tha Cakaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori