LAJMI I FUNDIT:

KSHZ-ja paralajmëron kandidatët për kryetar shteti të Maqedonisë së Veriut që të respektojnë Ligjin për zgjedhje

KSHZ-ja paralajmëron kandidatët për kryetar shteti të Maqedonisë së Veriut që të respektojnë Ligjin për zgjedhje

Pas verifikimit të tre kandidaturave për garën presidenciale në Maqedoninë e Veriut, për më pakë se 10 ditë, pra më 1 prill zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për kryetar shteti.

Kandidatët për kryetar shteti të cilët në javët e kaluara rregullisht njoftuan për aktivitetet e tyre, që në njëfarë mënyre e filluan fushatën, tashmë kanë pranuar paralajmërim nga ana e Komisionit Shtetorër Zgjedhor (KSHZ), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e 27-të të KSHZ-së, anëtari Boris Kondarko u bëri thirrje kandidatëve që t’i përmbahen Nenit 69 të Ligjit për zgjedhje, ku detajisht përcaktohet se pfarë nënkuptojmë me fushatë.


Kandidatëve u kërkohet fushatë e pastër, pozitive dhe evropiane, që sipas KSHZ-së, kjo është në të mirë të të gjithëve, e parasegjithash për kandidatët.

Përndryshe, në hedhjen e shortit, në fletëvotim Blerim Reka, kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita shqiptare, do të jetë i pari, pas tij vjen Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e OBRM-PDUKM-së, dhe i treti është Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së dhe koalicionit qeveritar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori