LAJMI I FUNDIT:

Çaushi: Nëse vazhdon përplasja MASHT-SBASHK, kompensimi i orëve nuk do të ketë efekt (Video)

Çaushi: Nëse vazhdon përplasja MASHT-SBASHK, kompensimi i orëve nuk do të ketë efekt (Video)
Driton Çaushi

Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, është diskutuar për orët e humbura të mësimit gjatë grevës së organizuar nga SBASHK-u dhe për mënyrat e mundshme se si do të zëvendësoheshin ato.

Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi ka thënë se Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në Kuvendin e Kosovës ka tentuar të bëjë një ndërmjetësim në mënyrë që dëmi ndaj nxënëse të jetë sa më i vogël nga greva e SBASHK-ut.


Çaushi ka thënë se edhe nëse orët mësimore do të kompensohen nuk do të ulet pesha që greva ka pasur, pasi sipas tij tashmë kërkesat e SBAShK-ut së paku zyrtarisht janë plotësuar.

Ai ka thënë se si Komision kanë qenë të kënaqur që SBAShK-u ka pranuar që së paku moralisht të kompensohen orët dhe të mos dëmtohen nxënësit.

“Për mua nuk është shumë problematike që kundërshtimi [i SBAShK-ut për të kompensuar orët] nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por me tërheqjen e një vendimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Valmir Gashi nga MASHT: Presim SBASHK-un deri të premtën, vendimi për zëvendësimin e orëve mbetet në fuqi (Video)
Lexo po ashtu Valmir Gashi nga MASHT: Presim SBASHK-un deri të premtën, vendimi për zëvendësimin e orëve mbetet në fuqi (Video)

Deputeti i PSD-së ka thënë se ndjehet më optimist se para mbledhjes së Komisionit parlamentar për Arsim…, pasi problemi me SHBAShK-un ka të bëjë me çështje morale e jo me ato ligjore sa i përket zëvendësimit të orëve të humbura mësimore”.

“Nëse vazhdon ky kontestim për zëvendësimin e orëve, kompensimi më nuk do të ketë efekt…Ne e dimë që edhe kompensimi nuk do të ketë efektin sikurse të mbaheshin orët në kohë të rregullt”, tha Çaushi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori