NATO nuk ka plane për të reduktuar praninë e forcave të saj, as misionin e KFOR-it në Kosovë, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke shtuar se arsyeja pse NATO është në Kosovë është për të mbrojtur të gjithë njerëzit.
Ndërsa, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, përveç kësaj, ai ka folur edhe rreth bombardimit të Serbisë në vitin 1999 nga NATO, duke shtuar se “detyra ishte për të ndaluar luftën dhe katastrofën humanitare dhe në të njëjtën kohë për të parandaluar humbjen e jetës së civilëve”.
“Unë plotësisht e kuptoj se misioni i NATO-s është ende një temë e dhimbshme në Serbi. Unë nuk jam duke u kërkuar serbëve që të harrojnë atë që ndodhi në vitin 1999, por vetëm dua që Serbia dhe NATO bashkëpunojnë në të ardhmen”, citohet të ketë thënë njeriu i parë i NATO-s, në një intervistë për TV Prva, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, edhe komandanti i bazës ushtarake amerikane në Kampin “Bondsteel” në Kosovë, koloneli Roy Macaraeg, kishte komentuar raportimet e mediave se SHBA mund të tërheq ushtarët e saj nga Kosova si pasojë e mos bindjes së Qeverisë së Kosovës, ndaj kërkesës së SHBA-së për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Komandanti i “Bondsteel-it”, koloneli Macaraeg, kishte thënë se asgjë nuk ka ndryshuar në misionin e tyre në Kosovë dhe se “vendimet të tilla merren në nivelin politik”.
“Ambasada amerikane në Prishtinë e ka prezantuar shumë qartë qëndrimin tonë kombëtar. Ne, si KFOR, mbetemi të angazhuar në misionin tonë të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, kishte thënë Macaraeg, përcjell Telegrafi.
Në media ishte raportuar se në rast se autoritetet kosovare nuk ndryshojnë kursin aktual, posaçërisht sa i përket taksës, mund të ketë pasoja serioze që do të rezultonin edhe me tërheqjen e kampit amerikan në Kosovë “Bondsteel”.
Ndërkohë rreth një hipoteze të tillë ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili kishte “paralajmëruar” se çdo qeveri që rrezikon raportet me SHBA-në dhe bazën e Bondsteel mund të bie.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaratat për mbylljen e kampit Bondsteel nga Kosova janë të hershme.
“E para Amerika operon në krejt globin për siguri dhe është garant i sigurisë e i paqes në gjithë globin, edhe kur është edhe kur nuk është. Mendoj që vendimet që janë fol për kërcënim për Bondsteel mendoj që janë të hershme ose të avancuara për shkak se një vendim i tillë mund të merret por jo në rrethana lidhur me taksën. Taksa mbetet deri në njohje të Kosovës dhe ne i bëjmë apel popullit amerikan, qeverisë, institucioneve e Amerikës që jo veç me qëndru në Kosovë, KFOR-i dhe Bondsteel-i, por këtu janë në shtëpi të vet përjetësisht”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe