LAJMI I FUNDIT:

Llumnica: Me Ligjin e Pagave punëtorët e KEK-ut, krahasohen me punëtorët e kompanive që marrin para nga Qeveria

Llumnica: Me Ligjin e Pagave punëtorët e KEK-ut, krahasohen me punëtorët e kompanive që marrin para nga Qeveria

Nënkryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK), Nexhat Llumnica ka thënë se me Ligjin e Pagave, punëtorëve të KEK-ut u kufizohet mundësia për ngritjen e standardit të paketës, e po ashtu ata llogaritet sikur punëtorët e ndërmarrjeve tjera që subvencionohen nga Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, përmes ligjin të pagave synohet dëmtimi i KEK-ut dhe pastaj privatizimi i pjesëve kryesore të tij, shkruan Telegrafi.

“Sot po shihet një rrugë e njëjtë, përgatitje me ligj për paga për Ndërmarrjet publike në këtë rast KEK-un, sikurse po shihet qartë se tendencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbyllja e Kosovës A dhe krijimi i favoreve të mëdha një kompanie tjetër në kurriz të KEK-ut dhe të qytetarëve të Kosovës, dhe në fund edhe Privatizimi i asetit kryesorë të KEK-ut. Termocentrali Kosova B që do të thotë shuarjen e Kompanisë tonë KEK-un. Kjo ndodhë me qëllim që t’i krijoj një monopol në tregun e energjisë elektrike një kompanisë tjetër”, ka shkruan Llumnica në profilin e tij, në Facebook.


Postimi i plotë i tij,

Të nderuar punëmarrës të KEK-ut, ligji për paga për neve përveç se na kufizohet e drejta e ligjshme për ngritjen e standardeve tona përkundrazi tenton t’i zbrit ato dhe të na llogarisë me ata të cilët i marrin paga nga buxheti i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo është edhe anti kushtetuese pasi cenon të drejtën për ekonominë e tregut me konkurrencë të lirë.

Në Kosovë që nga paslufta e deri më tani asgjë nuk është bërë rasisht dhe asgjë në favor të punëtorëve, ne jemi dëshmitarë të ndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës në shoqëri aksionere e në Privatizime e në fund falimentime, jemi dëshmitarë të Privatizimit të distribucionit Elektrokosova, ku deri në atë kohë kemi pasur paga shumë të ulëta e që qëllimi i mosngritjes së pagave ishte përgatitja për privatizimin e gjysmës së KEK-ut.

Sot po shihet një rrugë e njëjtë, përgatitje me ligj për paga për Ndërmarrjet publike në këtë rast KEK-un, sikurse po shihet qartë se tendencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbyllja e Kosovës A dhe krijimi i favoreve të mëdha një kompanie tjetër në kurriz të KEK-ut dhe të qytetarëve të Kosovës, dhe në fund edhe Privatizimi i asetit kryesorë të KEK-ut. Termocentrali Kosova B që do të thotë shuarjen e Kompanisë tonë KEK-un.
Kjo ndodhë me qëllim që t’i krijoj një monopol në tregun e energjisë elektrike një kompanisë tjetër.

KEK-ut, Qeveria e Kosovës ja qetë obligim furnizim me thëngjill për Kosovën e Re dhe investime të tjera, kurse qytetarëve të Kosovës ju ngritë çmimin si dhe cenon tregun duke krijuar mundësinë për shitjen e energjisë elektrike me çdo kusht pa marrë parasysh asnjë kompani tjetër prodhuese të energjisë elektrike në Kosovë.

Ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës kemi marrë një përgjigje të mangët për ligjin e pagave ku përfshihen edhe ndërmarrjet publike e kjo ka ndodhur pas Protestës së mbajtur nga SRKEK-u.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik z.Valdrin Lluka ja ka gjuajtur “topin” Ministrisë së Administratës Publike, ndërsa Ministria e Administratës Publike komenton projektligjin që ja ka dërguar komisionit parlamentar, e kryetari i këtij komisioni z.Nait Hasani po na thotë me gojë që nuk jemi në ligjin për paga por brenda muajit ju kemi drejtuar disa herë me shkrim dhe nuk na ka kthyer asgjë, edhe pse kur e kontaktojmë na thotë se do të ju kthejë përgjigje së shpejti me shkrim por nuk po ndodhë një gjë e tillë.

Të nderuar punëmarrës të KEK-ut në jemi të vetëdijshëm se çfarë është duke u bërë për të drejtat e punëtorëve në Kosovë, dhe nuk presim shumë që dikush të zgjidh problemin tonë pa protesta e GREVA, kështu që janë duke u shterë mundësitë tjera!

Na detyrojnë të Protestojmë për drejtat tona, e pastaj thonë pse po bëni PROTESTA E GREVA.

Më respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica. /Telegrafi/