LAJMI I FUNDIT:

Nesër pritet vendimi përfundimtar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017

Nesër pritet vendimi përfundimtar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017

17 të akuzuarit për dhunën e shkaktuar në Kuvend më 27 prill nesër do ta marrin vendimin përfundimtar.

Në mesin e të akuzuarve janë Mitko Çavkov, Mitko Peshov, Dushko Llazarov dhe Goran Gjoeshevski – Levi, Igor Durllovski, Igor Jug, Nikolla Mitrevski dhe Aleksandar Vasilevski.

Prokuroria i akuzon për për prishje të rendit kushtetues dhe terrorizëm, vepër ku dënimi është minimum 10 vite, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pas miratimit të Ligjit për amnisti në Kuvend kishte reagime negative në opinion, 15 të akuzuar i amnistuan dhe për ato është ndaluar procedura.

U amnistuan edhe deputetët që i hapën dyert, Sasho Vasilevski dhe Krsto Mukoski. Por edhe kolegët e tyre Johan Tarçullovski, Ljupço Dimovski dhe Ljuben Arnaudov./Telegrafi/