LAJMI I FUNDIT:

Demokrati Beto O’Rourke do të garojë për president të SHBA-së

Demokrati Beto O’Rourke do të garojë për president të SHBA-së
Foto-Reuters

Beto O’Rourke, tri mandate kongresist i Partisë Demokratike, tha se do të garojë për president të Shteteve të Bashkuara më 2020.

O’Rourke, 46 vjeç nga Teksasi, pritet të shfrytëzojë famën që ka fituar gjatë garës për Senat, në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.


O’Rourke, në këto zgjedhje, ka humbur kundrejt senatorit republikan, Ted Cruz.

Por, ai ka fituar vëmendjen e mediave dhe të votuesve si një fytrë e re në Partinë Demokratike.

Disa demokratë, përfshirë senatorët Bernie Sanders, Elizabeth Warren, Kamala Harris dhe Amy Klobuchar, kanë njoftuar se do të garojnë për nominimin e partisë në garën për president, vitin e ardhshëm.

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, 76 vjeç, nuk ka njoftuar ende për një synim të tillë, por shumë vëzhgues presin që ai të garojë.

Presidenti aktual, Donald Trump, nga Partia Republikane, pritet të garojë për mandatin e dytë, edhe pse nuk ka njoftuar ende zyrtarisht./rel/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori