LAJMI I FUNDIT:

Rreth 300 persona kërkohen nga Policia e Kosovës

Rreth 300 persona kërkohen nga Policia e Kosovës

Qindra persona janë në kërkim nga Policia e Kosovës për vepra të ndryshme, duke filluar nga rastet e vjedhjeve e deri te personat e dyshuar për vepra që ndërlidhen me terrorizëm.

Aktualisht janë 288 persona në kërkim nga Policia e Kosovës, ka treguar për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), Veton Elshani. Sipas tij, vetëm këtë muaj Policia ka arrestuar 3 persona, të dyshuar për grabitje, vrasje dhe vepra që ndërlidhen me terrorizëm.

Megjithatë në zyrën për media të Policisë së Kosovës, nuk kanë dhënë shumë detaje për numrin e personave që janë në kërkim dhe për veprat që ata dyshohet se i kanë kryer.


Po ashtu, nuk është sqaruar as në lidhje me dyshimet se në cilat vende, shtete fshihen këta persona, sipas informatave që posedojnë organet e rendit.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se kanë bashkëpunim të mirë edhe me vendet e tjera, për realizimin e urdhër-arresteve për persona të kërkuar.

“Policia e Kosovës përmes një bashkëpunimi ndërinstitucional realizon urdhër-arrestet për persona të kërkuar, qoftë në nivel vendi apo edhe realizime të urdhër-arresteve për persona të tjerë, që kërkohen nga autoritetet e vendeve tjera”, tha Hoxha.

Për Plator Avdiun nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ky numër i madh i personave në kërkim, paraqet problem për Policinë e Kosovës, kur dihet që Kosova ende nuk është pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL).

“Për Policinë e Kosovës kjo ka me qenë shumë problematike, duke marrë parasysh që nuk ka bashkëpunim ndërkombëtar policor me INTERPOL-in, por edhe me vendet tjera, për shkak se Policia e Kosovës është e hendikepuar, për shkak se nuk ka qasje në data-bazën e sistemit të INTERPOL-it, edhe kjo i shkakton probleme të mëdha”, tha Avdiu.

Sipas tij, i vetmi sukses i Policisë së Kosovës, në rrafshin ndërkombëtar, është bashkëpunimi që ka me Agjencinë evropiane të Policisë (EUROPOL).

“Kjo i ka mundësuar Policisë së Kosovës që pjesërisht të ketë suksese në disa prej rasteve, qoftë në arrestimin e personave të dyshuar për terrorizëm, ose grupeve të ndryshme të trafikut të emigrantëve, ku fatmirësisht Policia e Kosovës ka qenë pjesë e disa aksioneve të EUROPOL-it”, tha Avdiu.

Në uebfaqen zyrtare të Policisë së Kosovës figurojnë fotot e të kërkuarve, e që shumë prej tyre qëndrojnë aty prej vitesh.

Në listën e të kërkuarve publik janë: Radomir Kasaloviq, Dushan Jovanoviq, Ratomir Bozhoviq, Branisllav Rakiq, Petrit Salihu, Korab Zogjani, Agron Kryeziu, Ilir Abdullahu.

Disa persona që ende mbeten të pa identifikuar, por që shihen në fotografitë e publikuara nga policia, vazhdojnë të kërkohen si të dyshuar se kanë të bëjnë me rastin e revistës Kosovo 2.0, ku u pengua promovimi i kësaj të fundit, ngjarje kjo që ndodhi më 14 dhjetor 2012 te Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Më 20 nëntor të vitit të kaluar, Kosova nuk kishte arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, derisa këtë vit ka aplikuar sërish që të anëtarësohet në këtë organizatë të rëndësishme.

Në trend Lajme

Më shumë
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

Lajme
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Kurti: Ndërmjetësimi ofron zgjidhje efikase në rastet e mosmarrëveshjeve

Lajme
Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Hoxhaj: Çmontimi i shtetit serb në veri, çmontoi Kosovën ndërkombëtarisht

Politikë
Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë

Përjashton bashkëqeverisjen me LVV-në, Hoti: Nëse s’i fitojmë zgjedhjet, rrimë në opozitë

Politikë
Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim

Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim

Lajme
Kalo në kategori