LAJMI I FUNDIT:

Henry, Inzaghi … ish-lojtarët e njohur të cilëve nuk iu ka ecur si trajner dhe janë shkarkuar nga klubet që bën histori me to

Henry, Inzaghi … ish-lojtarët e njohur të cilëve nuk iu ka ecur si trajner dhe janë shkarkuar nga klubet që bën histori me to

Ka një thënie të vjetër në futboll se ‘nuk duhet të kthehesh prapa’. Kjo nuk është e vërtetë në disa raste.

Kjo pasi Zinedine Zidane si trajner në Real Madrid ka pasur një karriere të lavdishme edhe si lojtar edhe si trajner.

Për fat të keq, ky sukses nuk e përcolli Santiago Solarin, të cilit iu ndërpre kontrata pas vetëm katër muajsh, me Zidane që u rikthye.


Zidane ka buxhet 400 milionë euro – disa nga këta dhjetë yje do të tentohen që të blihen në verë
Lexo po ashtu Zidane ka buxhet 400 milionë euro – disa nga këta dhjetë yje do të tentohen që të blihen në verë

Humbja në Kupën e Mbretit ndaj Barcelonës, eliminimi nga Liga e Kampionëve, por edhe shumë pikë prapa në La Liga, bën që kryesia e klubit të marr vendim për ndryshime.

Ka edhe shembuj të tjerë që futbollistët janë kthyer si trajner dhe kanë dështuar tërësisht, duke  detyruar klubin që t’i shkarkojë.

Thierry Henry (Monaco)

I fundit më i freskëti është francezi Henry, i cili në karrierën si futbollist ka luajtur me Juventusin, Arsenalin dhe Barcelonën dhe Monacon.

Henry u kthye në ‘Stade Louis II’ si trajner në tetor 2018. Megjithatë, rikthimi i tij zgjati vetëm 20 ndeshje dhe u shkarkua në janar.

Thierry Henry (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Filippo Inzaghi (AC Milan)

Një nga sulmuesit më të respektuar në historinë e Serie A , Inzaghi ishte një hero me fanellën kuqezi, duke fituar dy tituj të ligës, një Coppa Italia dhe një Ligë të Kampioneve në  mes të viteve 2001-2012.

Ai ishte trajner i ekipit të rinjve të Milanit për sezonin 2012-13, ku Inzaghi u promovua në krye të ekipit të parë në qershor 2014. Megjithatë, pas një sezoni të vështirë, i cili nuk arriti sukses dhe u shkarkua.

Ciro Ferrara (Juventus)

Ish mbrojtësi italian ishte një ikonë gjatë kohës së tij si lojtar në Juventus.

Ai e fitoi pesë herë titullin, një Coppa Italia dhe një titull të Ligës së Kampionëve.

Ai zëvendësoi Claudio Ranieri si trajner në qershor 2009, por në janar të vitit të ardhshëm Ferrara u shkarkua.

Ciro Ferrara . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Alan Shearer (Newcastle United)

Njëri prej legjendave më të mëdha të klubit nga ‘St James Park’ është Shearer .

Golashënuesi më i mirë në histori të Ligës Premier ka provuar edhe rolin e trajnerit.

Në vitin 2008-09, Shearer iu përgjigj thirrjes së klubit dhe e mori rolin e trajnerit.  Megjithatë, me vetëm tetë ndeshje të mbetura të sezonit, ai nuk arriti ta shpëtojë Newcastlen.

Alan Shearer . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Rogerio Ceni (Sao Paulo)

Heroi dhe portieri enigmatik që njihet për gjuajtjet e lira dhe specialist i penalltive ka shënuar 131 gola për Sao Paulon.

Shumë trofe me klubin brazilian si në vend ashtu edhe jashtë.

Ai nuk ka punuar gjatë si trajner në Sao Paulo.

Rogerio Ceni. (Photo by Alexandre Loureiro/Getty Images)

Ceni u emërua në dhjetor 2016 dhe u shkarkua vetëm shtatë muaj më vonë pas një serie të rezultateve të këqija. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Premier League
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

La Liga
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori