Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha me të cilën kanë diskutuar për fondet e IPA-së në fushën e mjedisit dhe zbatimin e direktivave të BE-së.
Ministri Matoshi tha se me ministren Hoxha kanë diskutuar për projekte që e përmirësojnë mjedisin dhe ambientin në vend.
Ai u zotua se të gjitha projekte do mundohen t’i përfundojnë me kohë, pasi që Kosova sipas tij nuk e ka luksin që të humb fonde për interesa të caktuara.
“Kemi folur për shumë tema, shumë projekte ndër to ndërrimit i filtrave të ‘Kosovës B’, ndërtimi i deponisë në Fushë Kosovë për materiet e klasifikuara si të rrezikshme, për fondet ndërkufitare me Shqipërinë, për projektet e deponisë së Mirashit, të deponisë në Pejë dhe shumë projekte tjera të cilat janë të planifikuara me fondet IPA”, ka theksuar ai.
Të suksesshëm këtë takim e ka konsideruar edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha e cila kërkoi që këto projekte të fillojnë sa më parë dhe mos të ketë vonesa.
“Jemi duke diskutuar për projekte të rëndësishme apo ndërtimin e deponisë për materiale të rrezikshme në Fushë Kosovë, dhe për ne është shumë e rëndësishme që sa më parë të filloi projekti meqë lokacioni është identifikuar dhe është me rëndësi që qytetarët e kësaj pjese mos të jenë ende thjesht në rrezikun e mbeturinave… Për fat të mirë kemi projektin që fondi i Bashkimit Evropian do të jap paratë buxhetin për ndërrimin e filtrave në termocentralin ‘Kosova B’, ky është një projekt shumë me rendësi që paratë derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës dhe për ne është shumë me rëndësi që mos të kemi vonesa”, ka thënë Hoxha.
Sipas saj Kosova nuk ka humbur asnjë cent nga fondet e dhuruara nga BE dhe se Kosova është përfituesi më i madh në rajon nga këto fonde.
“Nuk kemi humbur asnjë cent, jemi në rrugë të mirë të përfitimit të fondeve të Bashkimit Evropian. Republika e Kosovës është përfituesi më i madh në rajon i fondeve të Bashkimit Evropian, gjegjësisht është përfituesi më i madh apo i dyti në botë për kokë banori pas Palestinës. Ministria e Integrimit Evropian është në proces të koordinimit të plotë me të gjitha institucionet në mënyrë që mos të kemi vonesa në projekte”, ka theksuar ajo. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe