LAJMI I FUNDIT:

Instituti EPIK: Ministrja Hoxha të ndalë deklaratat e pabaza

Instituti EPIK: Ministrja Hoxha të ndalë deklaratat e pabaza

Kuvendi Anëtarëve të Institutit EPIK mbajti mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me deklaratat e Ministrës së Integrimit Evropian dhurata Hoxha.

Përmes një njoftimi për media Instituti EPIK shpreh shqetësim të thellë për diskursin e këtillë siç thuhet në reagim të pa precedent në Qeveri nga ana e Ministres së Integrimit Evropian.


“Instituti EPIK vlerëson këtë si një precedent të rrezikshëm për zhvillimin e debatit të hapur dhe konstruktiv në shoqërinë tonë. Të qenurit Ministër i Integrimit Evropian do të duhej të ishte nder dhe privilegj i lartë shtetëror pasi që figura e Ministrit të Integrimit Evropian do të duhej përfaqësonte përcaktimin e Republikws së Kosovës për të qenurit pjesë e familjes Evropiane. Në këtë drejtim, Ministri i Integrimit Evropian duhet të vendos standardet më të lartë të shërbimit publik dhe profesionalizmit, dhe në asnjë formë nuk duhet të manipuloj publikun me pa të vërteta në procesin integrues të vendit”, thuhet në reagim.

Në njoftim thuhet se Kuvendi i Anëtarëve e fton Ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, për reflektim mbi peshën e detyrës së Ministrit të Integrimit të Evropian.

Hoxha raportoi në Komisionin parlamentar: Nuk kemi humbur asnjë cent nga fondet IPA
Lexo po ashtu Hoxha raportoi në Komisionin parlamentar: Nuk kemi humbur asnjë cent nga fondet IPA

“Ministrja duhet të ndal deklaratat e pa baza dhe joprofesionale publike dhe duhet të reflektoj unitetin e qytetarëve të Kosovës për procesin e integrimit Evropian, bazuar në vlerat më të larta profesionale. Lidhur me zhvillimet e fundit rreth humbjes së fondeve të BE-së, Instituti EPIK ka publikuar studimin rreth humbjes së 43.4 milion EURO. Sot, Instituti EPIK sqaron në mënyre të detajuar humbjen e 43.4 milion euro nga Instrumenti i para Anëtarësimit (IPA)”, thuhet në reagim.

Në këtë reagim instituti EPIK ka treguar një përmbledhje se si humbën 43.4 milion euro.

“Më 20 gusht 2014, Komisioni Evropian mori vendim C(2014)5772 për miratimin e Strategjisë Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën. Strategjia alokoj Kosovës shumë financiare prej 645.5 milion euro. Më 10 gusht 2018, Komisioni Evropian mori vendimin C(2018)5031 për rishikimin e Strategjisë Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën. Me buxhetin e rishikuar, shuam financiare e alokuar Kosovës ka rënë në 602.10 milion euro, duke shkaktuar humbje Kosovës në vlerë prej 43.4 milion euro. Për të dëshmuar këtë, gjeni bashkangjitur aneksin e Strategjisë Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën, gusht 2014, si dhe Strategjinë e rishikuar Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën, gusht 2018”, thekson Instituti Epik.

Po ashtu sipas njoftimit, Instituti EPIK ka ftuar të gjithë të interesuarit të shikojnë linkun e dy dokumenteve zyrtare të

Komisioni Evropian:

1. Strategjia Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën, gusht 2014, (shif fq 37)

– linku: https://cdn5-.fpfis.tech.ec.europa.eu/cdn/farfuture/eoPXEgXAn_NMU0BhËkHqt2JëXCIg0VnCbuvK-

gxCtHk/mtime:1531140634/sites/eeas/files/indicative_strategy.pdf

office@epik-eu.com epik-eu.com /epikinstitute

2. Strategjia e rishikuar Indikative për Instrumentin e Para Anëtarësimit për Kosovën, gusht 2018,

(shif fq 52) –

linku: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20180817-revised-indicative- strategy-paper-2014-2020-for-kosovo.pdf

“Në fund, Kuvendi i Anëtarëve të Instituti EPIK pret prej Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, të kontribuoj në mënyre profesionale dhe konstruktive në raport me komunikimin e zhvillimeve të procesit të integrimit Evropian, me qëllim të krijimit të konsensusit të nevojshëm publik për avancimin e procesit të integrimit Evropian, duke evituar plasimin e të pavërtetave para opinionit publik dhe përfaqësuesve te popullit”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori