LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti flet pas fitores ndaj Sampdorias: Ishte një fitore e madhe për të vazhduar ‘luftën’ për garat evropiane

Gjimshiti flet pas fitores ndaj Sampdorias: Ishte një fitore e madhe për të vazhduar ‘luftën’ për garat evropiane
Berat Gjimsiti. (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Berat Gjimshiti me Atalantën e tij ka vazhduar shkëlqimin në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka bërë paraqitje mjaftë të mirë për Atalantën në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Gjimshiti ka qenë titullar si gjithnjë dhe u vlerësua shumë për paraqitjen e tij në fushë.


Mbrojtësi shqiptar është shprehur shumë i lumtur me triumfin ndaj Sampdorias 1-2.

“Kemi bërë një ndeshje të bukur ndaj një skuadre të fortë, pasi Sampdoria në shtëpi luan mirë. Kaluam në avantazh, barazimi erdhi si pasojë e një gabimi tonë”.

Berat Gjimshiti. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Nuk u dorëzuam dhe arritëm të fitonim këtë ndeshje që vlen shumë për ne. Minutat e fundit ishin një luftë, duhej të mbronim ndaj katër sulmuesve të Sampdorias. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm. Këto dy fitore radhazi ishin një përgjigje e bukur për Evropën”, u shpreh Gjimshiti pas ndeshjes..

“Sot më shumë se kundërshtari kishim grintën dhe vendosmërinë, kemi luajtur ashpërsisht në çdo duel për të fituar secilin prej tyre”.

“Këtë forcë që treguam në fushë e gjeni në çdo stërvitje, kjo na mundëson që të ecim para e të mendojmë qetësisht për ndeshjen e radhës ndaj Chievos”, ishin fjalët e mbrojtësit shqiptar i cili sot luajti ndeshjen e tij të 15 të sezonit me fanellën zi kaltër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Kombëtarja e Shqipërisë
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori