LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Vendimi për taksën, e drejtë e një shteti sovran – por jo i menduar mirë (Video)

Kryeziu: Vendimi për taksën, e drejtë e një shteti sovran – por jo i menduar mirë (Video)

Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në një intervistë dhënë për Telegrafin me gazetaren Elfije Boletini, ka folur rreth qëndrimeve të ndryshme të PDK-së dhe AAK-së, rreth pezullimit apo jo të taksës për produktet serbe, presionit ndërkombëtar si dhe mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Kryeziu tha se vendimi për taksën ka qenë i drejtë, si e drejtë e një shteti sovran, por jo i menduar mirë.


Sipas tij, vendimet kur merren në mënyrë refleksive e bëjnë më të vështirë arsyetimin e vendimit.

“Vendimi për taksën nuk ka qenë i menduar mirë, dhe vendimet kur merren në mënyrë refleksive e bën më të vështir arsyetimin e vendimit dhe e bë më të vështirë mirëmbajtjen e marrëdhënieve me shtetet mike të cilat tashmë tash e sa kohë e kanë bërë publike qëndrimin e tyre karshi taksës dhe tërheqjen e tyre të taksës”, ka thënë ai.

Përparim Kryeziu, intervistë për Telegrafin

Kryeziu po ashtu theksoi se është e rrezikshme që për një vendim të tillë të ketë kaq shumë mos pajtueshmëri mes aktorëve vendimmarrës.

“Është e rrezikshme që për një vendim të tillë të ketë kaq shumë mospajtueshmëri mes aktorëve vendimmarrës dhe sidomos kur kjo ekziston mes koalicionit qeverisë që e bën koalicionin jo stabil”.

I pyetur se si e vlerëson presionin ndërkombëtar që po i bëhet Kosovës për heqjen apo pezullimin e taksës, ai tha: “Kujtoj që presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës është simptomatik. Posaçërisht është simptomë e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në procesin e dialogut  me Serbinë. Kosova ka krijuar një pasqyrë të çuditshme tek ndërkombëtarët dhe ka krijuar një përshtypje thuaje se Kosova na qenka problemi gjatë gjithë kohës, sepse nuk ka një vazhdimësi të dialogut dhe se dialogu nuk po mund të normalizohet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që Kosova dhe Serbia të ndahen të kënaqur. Kjo e vë Kosovën në një pozicion të pafavorshëm në rrugën e saj drejt plotësimit të kërkesave të saj në dialog e aq më tepër konsideroj që kjo është një indikacion se me çfarë presioni do të përballet Kosova në rast se tejkalohet diskutimi i taksës dhe në fund na vjen një marrëveshje e cila mund të mos përkojë me interesat kombëtare të vendit. Mendoj që kjo do të jetë një mësim për Kosovën, se si Kosova do të duhet të trajtoj presionin ndërkombëtar, të krijoj një pozicion të arsyeshëm ndaj këtij pozicioni dhe të bëhet gati nëse një pozicion më i arsyeshëm do ta pres në rast se arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë e cila ndoshta nuk do ta ketë pëlqimin e  kuvendit apo të anëtareve të qeverisë së vendit”.

Kryeziu, potencoi se mundësia për një qeveri gjithëpërfshirëse nuk është zgjidhja e duhur.

Siç tha ai, zgjidhja e duhur është zgjedhjet e reja ku përfaqësuesit e ardhshëm politik të popullit do të kërkojnë legjitimitet.

“Argumenti për qeverinë gjithëpërfshirëse, në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova është i vlefshëm për aq kohë sa është në pajtueshmëri të plotë me të gjitha partitë politike në vend. Pra nëse arrihet një pajtueshmëri e të gjitha partive politike në vend, që të gjithë të futen në qeveri gjithëpërfshirëse – përfshirë këtu edhe partitë opozitare – kjo do të kishte logjik. Mirëpo, për aq kohë sa ky kriter nuk do të arrihet të plotësohet, nuk kujtoj që  qeveria gjithëpërfshirëse është zgjidhja e duhur. Atëherë në raste të tilla zgjidhja e duhur është zgjedhjet e reja, nëpërmjet të cilëve përfaqësuesit e ardhshëm të popullit do të kërkojnë legjitimitetin e tyre”, ka thënë ndër të tjera, Përparim Kryeziu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori