LAJMI I FUNDIT:

Haziri për aksidentin: Ka qenë një pasdite horrori, po punojmë që ta përballojmë situatën

Haziri për aksidentin: Ka qenë një pasdite horrori, po punojmë që ta përballojmë situatën

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka cilësuar si një pasdite horrori tragjedinë e sotme që ndodhi në qendër të qytetit.

Në konferencën e përbashkët me prokuroren e shtetit, Rozelita Hasani dhe zëdhënësit e policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, kryetari i Gjilanit i ka shprehur ngushëllime familjes Çoçaj, ndërkaq 14 të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.


“Ka qenë një pasdite horrori që ka ndodhur sot në Gjilan. Fatkeqësisht, një bashkëqytetar i yni Qerim Çoçaj ka humbur jetën, dy qytetarë janë në gjendje emergjente dhe po trajtohen në QKUK, ndërkaq 12 të tjerë po trajtohen në Spitalin Regjional. Lutemi që ta përballojmë sa më lehtë këtë gjendje të gjithë. Ne do të jemi pranë familjeve të të lënduarve, e në veçanti të familjes Çoçaj”, tha Haziri.

“E falënderoj reagimin e policisë së shtetit, prokurorisë dhe solidaritetin e qytetarëve të cilët kanë ndihmuar në shpëtimin e jetës së qytetarëve që kanë qenë të ngujuar në veturat e tyre”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, para pak çastesh kryetari i Gjilanit ka mbledhur në takim drejtorët e të gjitha drejtorive komunale, ku i pranishëm ka qenë edhe komandanti i stacionit policor në Gjilan, Alban Ramushi, ku kanë diskutuar për menaxhimin e kësaj situate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori