Koalicioni qeverisës në Kosovë nuk po arrin të gjejë ndonjë zgjidhje për ta përmbushur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës doganore, si hap i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Vazhdimi i dialogut, sipas Uashingtonit dhe Brukselit, është një hap i domosdoshëm në mënyrë që këtë vit, Kosova dhe Serbia ta përmbyllin procesin e negociatave me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke.
Sikurse liderët e institucioneve, por edhe zyrtarët e kabinetit qeverisës, që kanë dallime në qëndrime, edhe deputetët në pushtet dhe opozitë janë të ndarë në mendime, megjithatë ata nuk parashikojnë se si mund të tejkalohet kjo situatë.
Deputeti Elmi Reçica, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila përbën shumicën në koalicionin qeverisës, tha për se histori ka dëshmuar që shqiptarët gjithmonë kanë hapur rrugë se nuk kanë qenë pengesë për të bërë dialog.
Duke iu referuar edhe vendosjes së tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ai tha se nga të gjitha vlerësimet e faktorit ndërkombëtar, Kosova po del që është shndërruar në një pengesë për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy vendeve.
“Janë duke u bërë përpjekjet maksimale të liderëve tanë që janë të legjitimuar dhe realisht të cilët do të marrin vendime, që të tejkalohet sa më shpejt kjo situatë. Unë mendoj se ka shenja pozitive dhe besoj se në një afat të caktuar kohor do të vijë deri të një zhbllokim i kësaj gjendjeje që është aktuale”, tha Reçica.
PDK-ja deklarativisht është treguar më fleksibile në raport me respektimin e kërkesave ndërkombëtare për pezullimin e tarifës doganore, por në praktikë deri më tani nuk ka dalë ndonjë propozim në Qeverinë e Kosovës që të kërkohet ky pezullim.
Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, parti kjo që udhëheqë me qeverinë aktuale, tha se Qeveria e Kosovës ka qenë e detyruar të vendosë taksën për shkak të politikës serbe e cila, sipas tij, po ndikon edhe në territorin e Kosovës duke manipuluar me pakicën serbe e po ashtu edhe në diplomaci.
Ngjashëm me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është kryeministër i Kosovës, edhe Isufi mendon se taksa doganore duhet të mbetet në fuqi.
“Taksa nuk ka të bëj asgjë me dialogun. Kosova është e hapur për dialog. Ne mendojmë se taksa duhet të vazhdojë sepse pas presionit që e ka bërë Serbia në kuptimin e destabilizimit të Kosovës, është dashur të ndërmerren edhe masa. Ne i konsiderojmë miq tanë SHBA-në dhe BE-në në kuptimin e ndihmës që i kanë dhënë Kosovës, por së pari duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i ndalë veprimet e saj anti- Kosovë dhe Kosova normalisht që është e gatshme për dialog. Derisa Serbia vazhdon me të njëjtën logjike edhe të njëjtat veprime, taksa mbetet në fuqi”, tha Ahmeti.
Në anën tjetër, Besian Mustafa, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo më e madhja opozitare, tha se Serbia meriton shumë e më shumë se një taksë doganore për veprimet e saj kundër Kosovës, por sipas tij, Qeveria e Kosovës taksën po e mbanë për të mbuluar dështimet e saj.
Ai thekson se të gjitha institucionet e Kosovës do të duhej që paraprakisht të konsultohen dhe koordinohen me SHBA-në dhe BE-në për të gjitha çështjet e rëndësishme të shtetformimit.
“Kjo tarifë është vendosur nga koalicioni qeverisës pa e konsultuar paraprakisht askënd, andaj i takon këtij koalicioni të ofrojë zgjidhje dhe të ndërmarr veprime. Edhe letra e fundit e administratës amerikane më 11 shkurt u është drejtuar presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, andaj siç thash, u takon atyre të ndërmarrin masat e ardhshme rreth kësaj takse”, tha Mustafa.
Javën e kaluar në Prishtinë qëndruan dy përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Earth dhe Brad Berkley të cilët kërkuan pezullimin e taksës. Kurse të shtunën, në Prishtinë pritet të vijë Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, i cili po ashtu pritet të përsëris qëndrimin amerikan për zhbllokimin e dialogut.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se vizita e diplomatit të lartë në Kosovë të shtunën, është rasti i fundit që autoritetet kosovare të kuptojnë se SHBA-ja e ka seriozisht dhe se duhet arritur marrëveshja me Serbinë brenda vitit.
“Nëse kryeministri nuk lëviz nga qëndrimi i tij, atëherë nuk përjashtohen as zgjidhje tjera, si ri-formatimi i Qeverise aktuale apo zgjedhjet e reja”, tha Mushkolaj.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019, e cila do të përfundojë me njohje reciproke.
Dialogu i ardhshëm, sipas zyrtarëve amerikanë, nuk duhet të ketë vija të kuqe, që nënkupton se palët do të vendosin vet nëse aty do të hapin edhe çështjen e korrigjimit, ndryshimit të kufirit apo shkëmbimeve territoriale.
Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka si qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, si kusht për përparimin e tyre në procesin e integrimit në BE. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak