Për të sot ishte një sfidë e re. Ajo për herë të parë, ishte në rolin e një shitëseje, në njërin nga supermarketet tona.
Kështu Medina Surdulli me sindromin Down, përveç që kryente një punë të mrekullueshme po i promovonte produktet e qendrës “Down Syndrome Kosova”.
Ajo ka thënë se për të është një përvojë shumë e mirë dhe e paharruar.
“Kam ardhur hera e parë të shesim në këtë vend. Jemi duke shitur produktet tona. Kemi xhemë, qirinj, kartolina, mjaltë, punime dore dhe libra. Këto produkte i kemi punuar bashkë me anëtarët e shoqatës dhe vullnetarët”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Medina Surdulli.
Bashkë me Medinën ishte edhe Riada Stanovci, vullnetare në Qendrën Down Sindrome.
Ajo ka thënë se që nga muaji nëntor është vullnetare në këtë qendër, dhe tashmë ajo nuk dëshiron të ndahet asnjëherë prej tyre.
“Prej nëntorit jam pjesë e shoqatës ‘Down Syndrome Kosova’. Është kënaqësi e madhe të jesh pjesë e kësaj shoqate, dhe të japim kontribut sado i vogël qoftë. Ne sot i promovojmë produktet e shoqatës sonë”, deklaroi Riada Stanovci.
Këto aktivitete që po organizohen pothuajse çdo muaj, nga Qendra, po bëhen për t’i socializuar anëtarët e saj dhe njëherit për t’i promovuar dhe shitur produktet në të njëjtën kohë.
Alban Fejza, menaxher i marketingut, ka thënë se do të vazhdojnë edhe më tutje me këto aktivitete, sepse kjo është një mundësi shumë e mirë për anëtaret e shoqatës.
“Jemi në muajin mars ku po implementojmë njërën nga strategjitë tona të marketingut, ku zë pjesë bashkëpunimi me rrjetet zinxhirore të supermarketeve. Pra jemi duke ndjekur një formë bashkëpunimi ku po implementojmë marketingun me kauzë, në mënyrë që të përkrahim aktivitetet e shoqatës”, tha Alban Fejza.
Me plot gaz në fytyrë, 23 vjeçarja Medina Surdulli, po i priste më shumë mirësjellje klientët e interesuar për blerjen e këtyre produkteve, të cilat i ka bërë bashkë me shoqet dhe shokët e saj të Qendrës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj